Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

13 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e 17-vjeçarit! Gjimnazi pagoi 5 milion për jetën e djalit, familja Tota akoma endet gjyqeve

P
Piranjat31 March 2026, 18:58 · 3 min lexim
13 vite në pritje të drejtësisë për vrasjen e

Plot 13 vite nga vrasja tragjike e ndodhur në shkollën “Beqir Çela”, ku asokohe 16-vjeçari Endrin Varaku qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Adriatik Tota, ndërsa mësohet se familja e viktimës enden gjyqeve në pritje të një drejtësie për vrasjen e djalit të tyre. Çështja për vrasjen e Totos prej 13 vitesh endet në dyert e gjykatave. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen penale, por dhe atë civile e cila mësohet se është hapur nga familja e viktimës.

Ndonëse më 27 janar 2021, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës vendosi detyrimin e shkollës për dëmshpërblim  pasuror dhe jo pasuror, vendimi mësohet se është ankimuar nga Avokatura e Shtetit dhe deri më tani mbetet pa një datë të caktuar fikse për nisjen e shqyrtimit në Apel.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për tragjedinë e ndodhur dhjetorin e 2013 në ambientet e ofiçinës së shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” është një proces i pambyllur gjyqësor. Në vendimin e datës 27 janar 2021, gjykata vendosi pranimin pjesërisht të padisë dhe detyroi shkollën “Beqir Çela” të dëmshpërblejë familjen e viktimës, konkretisht 2,403,025 lekë për secilin prej prindërve për dëmin pasuror dhe jopasuror dhe 333,333 lekë shtesë për dëmin jopasuror për njërin prej paditësve, nënën. Në total shuma kapte shifrën 5,140,000 lekë.

Rasti në fjalë ka të bëjë më vrasjen e 17-vjeçarit Adriatik Toto të ndodhur dhjetorin e 2013 në ambientet e shkollës profesionale “Beqir Çela”,  ku i mituri u godit për vdekje nga 16-vjeçari Edrin Varaku.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Durrësit la në burg 16 vjeçarin Edrin Varaku. Në dëshminë e dhënë para togave të zeza 16 vjeçari ka pranuar vrasjen, ndërsa shfaqi pendesë në sallën e gjyqit për vrasjen e Totës.

Së fundmi blutë e Durrësit kanë vënë sërish në pranga shtetasin Endrin Varaku, aktualisht 28-vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara në makinën me të cilën ai lëvizte, policia gjeti dhe sekuestroi armë e municione luftarake.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.