Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

P
Piranjat27 March 2026, 21:04 · 3 min lexim
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon

Një rast i rëndë që përfshin një të mitur ka alarmuar qytetin e Shkodrës. Një 13-vjeçar akuzohet nga banorët e zonës se ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëmoshatarëve të tij, por edhe ndaj të moshuarve, të cilëve u merr para dhe sende personale.

Një nënë tregon kalvarin që po kalon djali i saj, nxënës në klasën e tetë. Sipas saj, i mituri që e kërcënon ka qenë më parë pjesë e të njëjtës shkollë, ku janë zhvilluar disa mbledhje me prindër për shkak të sjelljes problematike të tij.

Edhe pse është larguar nga ajo shkollë, ai vazhdon të qëndrojë pranë ambienteve të saj, duke krijuar sërish situata frike.

Nëna rrëfen se djali i saj jeton i terrorizuar, duke mos guxuar të dalë i vetëm nga shtëpia. Madje, babai është detyruar të lërë punën për ta shoqëruar çdo ditë në shkollë.

Frika ka ndikuar edhe në jetën sociale të fëmijës, i cili ka ndërprerë aktivitetet sportive dhe shmang çdo lëvizje pa praninë e prindërve. Sipas saj, 13-vjeçari e detyron djalin t’i japë biçikletën, e kërcënon dhe në disa raste e ka dhunuar fizikisht.

Fotoja tregon se i mituri teksa dhunon një të moshuar, i rrëzon biçikletën, i hedh sendet në tokë dhe më pas i merr portofolin, duke u larguar pa asnjë pengesë.

Nga ana tjetër, nëna e 13-vjeçarit nuk pranon të japë shumë shpjegime, duke e justifikuar sjelljen e djalit me hiperaktivitetin. Ajo pohon se është në dijeni të shoqërimeve të tij në komisariat, por nuk jep përgjigje konkrete për situatën. Sipas saj, është kërkuar edhe ndihma e psikologëve në shkollë, por ndërhyrja ka qenë e kufizuar.

Edhe drejtuesit e shkollës ku aktualisht ndjek mësimin i mituri, pranojnë se ai ka pasur probleme me mungesat, por theksojnë se brenda ambienteve të institucionit sillet në mënyrë të rregullt.

Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është referuar katër herë në prokurori brenda një periudhe 6-mujore për veprën penale “Vjedhje”.

Megjithatë, sipas legjislacionit në fuqi, konkretisht nenit 12 të Kodit Penal, individët nën moshën 14 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale, çka e vështirëson ndërhyrjen ligjore. Përgjigja e prokurorisë në këtë rast është vetëm se çështja po hetohet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.