Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

15-vjeçari humbi jetën në lumin Osum, banorët akuza të forta ndaj autoriteteve vendore

P
Piranjat13 July 2026, 16:38 · 2 min lexim
15-vjeçari humbi jetën në lumin Osum, banorët akuza

Fshati Orizaj në Berat është përfshirë nga zia. Familja Sadushi ka hapur sot dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tyre të vetëm, 15-vjeçarit Fatjon Sadushi, i cili humbi jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum.

Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar zyrtarisht se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja, banorët e zonës kanë ngritur akuza të forta ndaj autoriteteve vendore. Sipas dëshmive të tyre, ndërtimi i pritave lumore për parandalimin e përmbytjeve ka ndryshuar morfologjinë e shtratit të lumit.

Banorët pretendojnë se këto ndërhyrje kanë krijuar gropa të thella të mbushura me baltë, të cilat janë bërë kurth vdekjeprurës për të miturin, duke ia pamundësuar atij daljen në breg. Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa i mituri ishte duke punuar në arë me të atin. Në përpjekje për t’u freskuar nga nxehtësia, 15-vjeçari ka hyrë në rrjedhën e lumit. Në momentin që ka vërejtur se i biri po mbytej, babai është hedhur me shpejtësi në ujë për ta shpëtuar, por për fat të keq, ndërhyrja e tij ka qenë e pamundur për të kthyer në jetë të birin.

Sot, nën emocione të forta dhe dhimbje të thellë, të afërm, shokë të shkollës dhe banorë të zonës përcollën 15-vjeçarin për në banesën e fundit, mes kërkesave për vënien e drejtësisë dhe zbardhjen e përgjegjësive mbi sigurinë e këtyre objekteve përgjatë lumit Osum.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.