AKTUALITET

180 mijë euro, një lidhje 9-vjeçare, si erdhi fundi tragjik? Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas veten

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Korrik 2026, 18:35
180 mijë euro, një lidhje 9-vjeçare, si erdhi fundi tragjik?

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, ku mëngjesin e 24 korrikut Refit Buzi 35-vjeç vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka. Kosta Plaka ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Pas ngjarjes 35-vjeçari mori peng ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun dhe u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit. Rozalinda Plaka u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë teksa po zhvilloheshin negociata me Refit Buzin, i cili kishte me vete edhe armën e zjarrit. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.

Lidhja 9-vjeçare mes Buzit dhe vajzës së familjes Plaku dhe shuma prej 180 mijë paund

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal në Britaninë e Madhe dyshohet se u bënë shkak fillimisht për ndarjen mes Refit Buzit dhe Rozalinda Plakës, ngjarje e cila ditën e premte përfundoi me 3 viktima.

24-vjeçarja vijonte studimet për infermieri në Tiranë, ndërsa autori ishte kthyer nga emigracioni pas disa vitesh në Angli. Dyshja kishin një lidhje 9-vjeçare. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme, ku sipas familjarëve të vajzës, Refit Buzi i njohur edhe si Nertil Buzi i ka drejtuar të resë edhe armën, ndërsa u vu në arrest disa herë, duke u liruar sërish. 

Nga ana tjetër prindërit e Refit Buzit gjatë një interviste për mediat ditën e djeshme (24 korrik) hodhën akuza ndaj familjes Plaka, duke deklaruar se djali i tyre i kishte dërguar Rozalindës rreth 180 mijë paund gjatë kohës kur jetonte në Britaninë e Madhe, para që familja e saj refuzoi t’ia kthente. Prindërit e 35-vjeçarit deklaruan se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve, raporton zeri.

"Mua s’më thotë gjë, vetëm punë lekësh.. Iku çuni andej, pastaj u shkëputën. Ajo iku në Tiranë. Ky i dërgonte paratë që andej, nga Anglia. E denoncoi ajo, e futën çunin brenda dhe ndenji 4 muaj. Ata duheshin me njëri-tjetrin, por më pas u zunë. Ne kishim bërë dhe fejesën, por pastaj nuk donte më ajo. Nuk e di pse e la, por pse i mori lekët? Fliste në telefon me çupën dhe ajo i thoshte: nuk më lë babi me mamin të të jap lekët"-deklaruan prinërit e Refit Buzit.


“Po bënte 3 vite që ishte kthyer në Shqipëri. Se është marrë dhe me mua nëpër spitale. Ishte mbrëmë në shtëpi. U ngrit herët në mëngjes, mori dhe çiften pas dere. Nuk e pamë. E ka marrë që në darkë i bie. Kur erdhi policia këtu, na kërkoi çiften, e pamë nuk ishte. Ai ishte në hall të madh. I kemi rënë disa herë në telefon djalin, dhe nuk e ka hapur. A ka vdekur kush nga ata? Nuk dimë çfarë t’i themi më. Edhe po të kisha vdekur tani, nuk kam ça them me. Nuk e mendoja kurrë tërë jetën. Po shkoj 82 vjeç dhe nuk e kisha menduar kurrë. Ajo vajza thoshte që unë dua, por s’më do babai me nënën. I kam thënë djalit; këto të ardhura i ndani në gjysmë, por prindërit e saj nuk kanë pranuar”, ka deklaruar babai i 35-vjeçarit.

35-vjeçari në 2022 u mor peng në Angli nga 7 shqiptarë, për një shumë prej 400 mijë paundësh. Asakohe u raportua se autorët e pengmarrjes ishin pjesë e një grupi kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë. Buzi u keqtrajtua për 12 ditë.

Sot çifti Plaka u përcoll në banesën e fundit, ndërsa ceremonia mortore për Refit Buzin do të mbahet nesër.

Hetimet për ngjarjen tronditëse vijojnë, ndërsa dëshmia e Rozalinda Plakës pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje, ku mbetën të vrarë prindërit e saj dhe ish-partnerit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan