AKTUALITET

“24 mijë paund dhe me ‘Range Rover’/ Investigimi i Sky News: Si kontrabandisti shqiptar transporton drejt Anglisë emigrantë me dokumenta false

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Gusht 2026, 11:09

“24 mijë paund dhe me ‘Range Rover’/ Investigimi i Sky

Një hetim i Sky News ka zbuluar se si një kontrabandist shqiptar kalon emigrantë përmes Tunelit të Kanalit, duke përdoruar dokumenta të falsifikuara. Sipas hetimit, kontrabandisti organizon hyrjen e një emigranti në Londër kundrejt një pagese prej 24 mijë paundësh. Në këmbim të kësaj shume, kontrabandisti e transporton emigrantin në sediljen e pasagjerit të një automjeti luksoz Range Rover, me vlerë rreth 100 mijë paund.

Një ish-zyrtar i Forcës Kufitare, i cili ka punuar për vite me radhë në kontrollin kufitar në Britani dhe Europë, ka deklaruar se stafi në pikat kufitare shpesh ndihej “i mbingarkuar” për shkak të mungesës së personelit dhe fluksit të madh të udhëtarëve.  Sipas tij, presioni për të shmangur vonesat në qarkullim mund të ndikojë në kontrollet kufitare.

“Nëse trafiku është i rënduar dhe ka radhë të gjata, punonjësit ndihen nën presion për të përshpejtuar procedurat. Në këto kushte ekziston gjithmonë rreziku që dikush t’u shpëtojë kontrolleve, megjithëse ne bënim maksimumin me teknologjinë që kishim në dispozicion”, u shpreh ish-zyrtari i Forcës Kufitare.

Ndërsa një burim tjetër nga Home Office, i angazhuar në çështjet e emigracionit dhe azilit, ka deklaruar se nuk është surprizë që Tuneli i Kanalit është kthyer në një objektiv për rrjetet e kontrabandës.

“Ne kemi raste emigracioni ku personat pranojnë se kanë hyrë në Britani përmes Tunelit të Kanalit duke përdorur pasaporta false. Disa prej tyre thonë se dokumentet iu kontrolluan nga autoritetet kufitare dhe megjithatë u lejuan të hynin”, tha ai.

Ish-zyrtari i kufirit deklaroi se pas marrëveshjes së përshpejtuar mes Britanisë dhe Shqipërisë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, u vu re një shtim i përpjekjeve për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Ai theksoi se teknologjia kufitare është e avancuar, por rrjetet kriminale po bëhen gjithnjë e më kreative në mënyrat për të shmangur kontrollet, duke përdorur dokumente të vjedhura ose identitete të personave që u ngjajnë fizikisht.

Hetimi i Sky News zbulon gjithashtu se shumë emigrantë, pasi mbërrijnë në Britani, përfundojnë duke u shfrytëzuar nga grupet kriminale. Sipas burimeve të Sky News, shumë prej emigrantëve shqiptarë detyrohen të punojnë për të shlyer borxhin ndaj kontrabandistëve që kanë paguar për udhëtimin.

Viktimat shpesh përfshihen në aktivitete kriminale, përfshirë kultivimin dhe shpërndarjen e drogës dhe në shumë raste, borxhi nuk mbaron kurrë dhe emigrantët mbeten nën kontrollin e bandave kriminale. Eksperti i sigurisë Dr. Andi Hoxhaj ka thënë për Sky News se kërkesa e lartë për drogë në Britani vazhdon të ushqejë aktivitetin e grupeve kriminale.

Ai shtoi se pas Brexit, bashkëpunimi mes autoriteteve britanike dhe atyre evropiane është bërë më i ngadaltë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme britanike ka mbrojtur sistemin e kontrolleve kufitare. Në një deklaratë, Ministria ka deklaruar se Tuneli i Kanalit ka kontrolle të avancuara dhe teknologji moderne, ndërsa rastet e hyrjeve të paligjshme përmes kësaj rruge janë shumë të rralla. Sipas Ministrisë, numri i kërkesave për azil nga personat që kanë hyrë ilegalisht me makina ose kamionë ka rënë me 25% gjatë vitit të fundit.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...