Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

P
Piranjat 8 April 2026, 13:36 · 1 min lexim
25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor

Rreth 25% e mjeteve që janë paraqitur për testim e kontrollit teknik kanë ngelur për periudhën janar-mars 2026 sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Transportit të Shërbimit Rrugor (DPSHTRR).

Konkretisht gjatë periudhës Janar–Mars 2026 u kryen 95,659 kontrolle teknike (+58,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025).

Rreth 23,491 mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugë (Janar-Mars 2026).

Sipas DPSHTRR arsyet kryesore që mjetet nuk kaluan kolaudimin, për 35% të tyre, sistemi i shkarkimit të gazrave, për 31% u hasën mangësi vizuale dhe funksionale.

Probleme te sistemi i drejtimit, i përcjelljes së fuqisë ne akse dhe amortizimit rezultoi për 19.5% të mjeteve të testuara. Sistemi i frenimit për 14.5% të mjeteve që ngelen në kolaudim.

Referuar të dhënave shpërndarja e mjeteve të testuara rezulton se rreth 89% e tyre janë automjete personale; Kamionë – 5.6%; Motomjete – 4%; Autobusë – 0.9%; Rimorkio – 0.4% dhe Mjete ndërtimi – 0.3%.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.