AKTUALITET

25-vjeçarja humb jetën pas zjarrit në hotel ‘Brooklyn’ në Vlorë, çfarë duhet të ndryshojë pas tragjedisë?

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 10:35

25-vjeçarja humb jetën pas zjarrit në hotel

Një natë pushimesh në Lungomaren e Vlorës u kthye në tragjedi për Ana Dyrmishin, 25-vjeçaren nga Durrësi, e cila u plagos rëndë nga zjarri që përfshiu hotelin “Brooklyn” më 16 gusht.

Pas 12 ditësh në gjendje kritike, e reja, e cil0a kishte pësuar djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, ka ndërruar jetë.

Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ajo u transferua në Turqi për mjekim të specializuar, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Ana jetonte me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Vdekja e saj e rëndon edhe më tej bilancin e një ngjarjeje që më 16 gusht nisi si një zjarr në një strukturë akomoduese dhe përfundoi me gjashtë të plagosur dhe tashmë një viktimë.

Si nisi zjarri në orët e para të mëngjesit

Zjarri shpërtheu rreth orës 04:05 të mëngjesit të 16 gushtit, në ambientet e katit të parë të hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku”, në Lungomaren e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, flakët dyshohet se nisën në ambientet e bar-restorantit dhe më pas u përhapën në pjesën tjetër të godinës. Policia deklaroi se, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet se zjarri ishte aksidental dhe se shkak mund të ketë qenë djegia e prizës së një frigoriferi.

Pra, deri në këtë fazë, versioni i autoriteteve nuk flet për zjarrvënie të qëllimshme, por për një defekt elektrik.

Megjithatë, fakti që shkaku fillestar dyshohet të jetë një defekt elektrik nuk i jep automatikisht përgjigje pyetjes se a ishin respektuar të gjitha masat e sigurisë që duhet të parandalonin përhapjen e zjarrit dhe të garantonin evakuimin e sigurt të personave që flinin në hotel. Megjithatë, kjo mbetet për t’u verifikuar nga ekspertët.

Tymi dhe flakët bllokuan pushuesit

Situata u bë kritike brenda pak minutash.

Sipas dëshmive të personave që ndodheshin në hotel, pushuesit u zgjuan nga era e pazakontë, tymi dhe britmat. Disa prej personave që ndodheshin në katin e dytë u detyruan të hidheshin nga ballkonet apo dritaret për t’u shpëtuar flakëve. Ky veprim u shkaktoi disa prej tyre fraktura dhe dëmtime të tjera.

Sipas shefit të Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, gjashtë persona u paraqitën të dëmtuar, ndërsa disa kishin djegie të rënda dhe dy të tjerë kishin pësuar fraktura pasi ishin hedhur nga kati i dytë.

Nga ngjarja mbetën të plagosur gjashtë persona: Ndorina Rexhepi, 25 vjeç; Arlinda Rexhepi, 27 vjeç; Erza Grainca, 21 vjeç; Aldo Kasimi, 30 vjeç; Ana Dyrmishi, 25 vjeç dhe Luan Saliu, 21 vjeç.

Pesë prej tyre u transportuan për trajtim të specializuar në Tiranë, ndërsa një tjetër mori ndihmë mjekësore në Vlorë.

Por gjendja e Anës ishte veçanërisht e rëndë. Ajo kishte djegie në rreth 85% të trupit dhe u shtrua në gjendje kritike. Më 18 gusht u bë i mundur transferimi i saj në Turqi për trajtim të specializuar. Por pas 12 ditësh luftë me plagët, Ana nuk ia doli.

Pse pushuesit u detyruan të hidhen nga ballkonet?

Në fakt, tragjedia merr një drejtimtjetër.

Një hotel është një strukturë ku njerëzit flenë, shpesh në orët kur një zjarr është më i vështirë për t’u konstatuar dhe për t’u përballuar. Për këtë arsye, masat e mbrojtjes nga zjarri, sistemet e sinjalizimit, daljet e emergjencës, rrugët e evakuimit dhe mundësia për të dalë shpejt nga godina janë elemente thelbësore të sigurisë.

Në rastin e “Brooklyn”, fakt është se disa pushues përfunduan duke kërkuar shpëtim përmes ballkoneve dhe dritareve. Por, çfare thotë ligji?

Ligji përcakton detyrime për sigurinë nga zjarri

Legjislacioni shqiptar për mbrojtjen nga zjarri parashikon një sistem masash parandaluese dhe kontrolli për objektet.

Ligji nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” përcakton ndër të tjera konceptet e inspektimit për mbrojtjen nga zjarri, certifikatës së mbrojtjes nga zjarri, evakuimit dhe sistemeve të diktim-sinjalizimit.

25-vjeçarja humb jetën pas zjarrit në hotel

Vetë strukturat e MZSH-së kanë, ndër të tjera, detyrën të organizojnë kontrollin e masave të mbrojtjes nga zjarri përmes inspektimeve të objekteve në territorin e bashkisë. Po ashtu, ato kanë rol në vlerësimin e projekteve të mbrojtjes nga zjarri dhe ndryshimeve të destinacionit të objekteve apo aktiviteteve.

Kjo e bën të rëndësishme që hetimi të mos kufizohet vetëm te gjetja e burimit të flakëve.

Nëse shkaku ishte një defekt elektrik, duhet të përcaktohet edhe nëse kishte pasur kontrolle të mëparshme, nëse instalimet ishin në përputhje me standardet, nëse pajisjet e mbrojtjes nga zjarri ishin funksionale dhe nëse godina plotësonte kërkesat për një strukturë akomoduese./Bold News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?