Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s...
AKTUALITET

27 vatra zjarri gjatë 24 orëve! 5 ende aktive, 2 në monitorim

P
Piranjat10 August 2026, 11:19 · 2 min lexim
27 vatra zjarri gjatë 24 orëve! 5 ende aktive, 2 në monitorim

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Në Cikallesh, bashkia Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, por situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata po mbahet në monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në zonën Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll.

Edhe situata në Koilaç–Greshicë/Hekal është vendosur nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me helikopter të Forcës Ajrore; në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk paraqitet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, zjarri vijon aktiv. Ndërhyrja e 2 helikopterëve të FA-së gjatë ditës së djeshme frenoi avancimin e flakëve dhe shmangu rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, ndër to në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.