
Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20 mars në Olmo, një zonë pranë Arezzos në Itali, i është dorëzuar familjes, e cila ka hapur dyert për pritjen mortore.
Gjergj Pergegaj do të përcillet për në vendlindjen e tij në Shqipëri për t’u varrosur, pasi kishte jetuar në Itali prej rreth pesë vitesh. Ai punonte në ndërtim dhe u qëllua me armë zjarri nga një bashkëkombës i tij, Edison Beluli, 35 vjeç, sipas raportimeve të mediave italiane.
Në qendër të konfliktit dyshohet të jetë një grua e re. Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Siena ka zbardhur detaje të rëndësishme mbi plagët: një plumb i qëlluar nga afër në zonën e fytit rezultoi fatal, ndërsa një tjetër e goditi në kraharor. Dy të shtëna të tjera nuk e prekën viktimën.
Gruaja që mendohet se lidhet me përplasjen mes dy burrave punonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja. Ajo kishte qenë më parë në një lidhje me viktimën, ndërsa më pas kishte nisur një marrëdhënie me autorin e dyshuar. Mes tyre kishte pasur edhe konflikte të mëhershme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, kur Pergegaj u qëllua me një pistoletë tip Glock, e cila rezulton e vjedhur një vit më parë në Assisi. Sipas hetimeve, arma ishte siguruar nga autori pak ditë para krimit. Beluli ndodhet tashmë në burg, i akuzuar për vrasje me dashje. Gjykatësi hetues Claudio Lara ka theksuar se ekzistojnë elemente të forta që sugjerojnë paramendim, pavarësisht se nuk pati përleshje fizike mes palëve.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Një person i tretë ndërhyri për të ndaluar autorin, ndërkohë që viktima ndodhej në tokë. Më pas, i dyshuari u largua drejt Rigutinos, ku edhe banonte, por u arrestua nga policia.
Nga sot, familjarët e viktimës kanë nisur procedurat për riatdhesimin e trupit dhe organizimin e ceremonisë mortore, që pritet të zhvillohet së shpejti. Pergegaj jetonte në Frassineto dhe përshkruhet nga të njohurit si një person i qetë dhe punëtor.
Ndërkohë, hetimet vijojnë. I arrestuari ka zgjedhur të mos japë dëshmi deri më tani dhe përfaqësohet nga avokati Luca Turchetti.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Mars11:20
Prej tre muajsh uji rrjedh nga tubi i çarë, Ujësjellësi i Fierit fle ‘gjumë’
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problem të zgjatur me rrjetin e ujësjell&eu...
AKTUALITET
26 Mars11:20
Zhupa viziton Qendrën Kombëtare të Kinematografisë: Industria e filmit kërkon ligj të ri
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, vizitoi sot Qendrën Kombë...
AKTUALITET
26 Mars11:18
Shiste kokainë në doza, arrestohet 36 vjeçari, procedohet një tjetër
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasi E.K., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap me një sasi lënde të dyshuar narko...
AKTUALITET
26 Mars11:18
Çmimi i karburantit në rritje/ Mblidhet për herë të parë Bordi i Transparencës, çfarë pritet
Bordi i Transparencës për karburantet do të mblidhet sot për herë të parë pas ngritjes së tij. Lajmi u dha nga ministr...
AKTUALITET
26 Mars11:08
Ku kanë shkuar pulat e infektuara të AIBA-s?
Shpendët e prekur nga influenca aviare A H5N8 dhe laringo-trakeiti infektiv nuk u groposën konform rregullave në fuqi, sipas auditimit të ...
AKTUALITET
26 Mars10:59
Iranianët hakeruan Postën Shqiptare/ Ministri Demo nuk e di ende nëse të dhënat janë inkriptuar
Ministri Ervin Demo, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Post&...
AKTUALITET
26 Mars10:34
Emigranti shqiptar nuk rinovon dot pasaportën: e-Albania jashtë funksionit prej disa ditësh
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e disa shërbimeve në platformën online e-Albania, duke theksuar vësh...
AKTUALITET
26 Mars09:44
Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja
Policia e Tiranës, ka referuar në prokurorinë e Tiranës një material ku kërkohet fillimi i ndjekjes penale të një pers...
AKTUALITET
26 Mars09:24
Digjet automjeti pranë tunelit të Skërficës, dyshimet e para
Automjeti tip Man me targë AA 084 SL me drejtues Leonard Budlla është djeguar aksidentalisht në ecje.
Ngjarja ka ndodhur në afë...
AKTUALITET
26 Mars09:14
50 me 50: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale
Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretëris&eu...