Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

P
Piranjat21 July 2026, 17:59 · 1 min lexim
2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

Vijon të rritet numri i personave të prekur nga epidemia gastrointestinale në Gostivar, ku bilanci ka kaluar mbi 2.900 raste. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar elemente të reja që forcojnë dyshimet se shpërthimi lidhet me ndotjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas autoriteteve, analizat laboratorike kanë treguar se niveli i baktereve në ujin e pijshëm ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar, ndërsa gjatë kontrolleve në fshatin Vërtok u zbuluan pompa të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat injektonin ujë nga lumi Vardar drejtpërdrejt në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Epidemiologët vlerësojnë se ky zbulim përforcon ndjeshëm hipotezën se epidemia është shkaktuar nga kontaminimi mikrobiologjik i ujit.

Lidhur me këtë rast, autoritetet kanë arrestuar tre zyrtarë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë.

Ndërkohë, ndalimi i përdorimit të ujit të pijshëm në Gostivar mbetet në fuqi. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin ujin e rrjetit as për pije dhe as për gatim deri në publikimin e rezultateve përfundimtare laboratorike që do të konfirmojnë sigurinë e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.