AKTUALITET

30 minutat e ‘territ’ ajror/ Çfarë e shkaktoi rënien e radarëve dhe mbylljen e hapësirës ajrore

Piranjat Përditësimi i fundit 28 August 2026, 22:57
30 minutat e ‘territ’ ajror/ Çfarë e shkaktoi

Një avari teknike e papritur pasditen e kësaj të premteje, 'paralizoi' për rreth 30 minuta hapësirën ajrore të Shqipërisë. Nga ora 17:30 deri rreth orës 18:00, sistemet e monitorimit të trafikut ajror të "Albcontrol" u fikën tërësisht, duke detyruar pezullimin e menjëhershëm të fluturimeve si masë sigurie.

Edhe pse autoritetet arritën të rikthenin 90% të funksioneve brenda gjysmë ore, efektet zinxhir mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës sollën kaos, si: pesë fluturime të anuluara, një "postponed" për të nesërmen dhe dhjetëra të tjera me vonesa të zgjatura.

Përtej njoftimeve zyrtare të "Albcontrol", "Eurocontroll" dhe TIA-s që sigurojnë se reagimi profesional shmangu çdo rrezik për avionët në ajër, ngjarja ngre një sërë pikëpyetjeve kritike mbi sigurinë dhe infrastrukturën strategjike të vendit.

Çfarë e shkaktoi saktësisht fikjen e të gjithë sistemit?

Njoftimi zyrtar i "Albcontrol" u mjaftua me arsyetimin e një problemi teknik, pa sqaruar nëse bëhet fjalë për një defekt "software" apo ndonjë luhatje në rrjetin e të dhënave.

“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë. Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.", njofton Albcontrol.

Të pyetur nga Dosja nëpërmjet lidhjes telefonike, Eurocontroll ka theksuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një avarie teknike. Eurocontroll theksoi se shkak për këtë bllokim u bë një problem teknik në sistemet e monitorimit.

"Në të vërtetë ka pasur disa kufizime për problemin që ka ndodhur. Sepse ne jemi informuar per nje problem elektrik ne Shqipëri. Prandaj ka ndodhur ky pezullim.", njoftoi Eurocontroll.

Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme. Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe tre të tjera në mbërritje.

Në një kohë kur infrastruktura kritike publike ka qenë shpesh shënjestër e ndërhyrjeve nga jashtë, mungesa e detajeve ndaj publikut, lë hapësirë për dyshime mbi nivelin e sigurisë kibernetike të trafikut ajror.

Nëse agjencitë e navigimit ajror funksionojnë sipas protokolleve ndërkombëtare që kërkojnë kalim automatik në linja dytësore në rast avarie, pse qielli shqiptar mbeti në "blackout" total për 30 minuta pa një kalim të menjëhershëm te sistemi rezervë?

Anulimi dhe vonesa e fluturimeve krijoi kaos në terminalin e Rinasit me qindra pasagjerë të bllokuar, duke ngritur pyetjen se kush do t'i dëmshpërblejë linjat ajrore dhe udhëtarët e prekur.

Edhe pse situata u vu nën kontroll, kjo gjysmë ore 'terri' në qiell, rikthen në vëmendje nevojën urgjente për transparencë mbi qëndrueshmërinë e sistemeve që garantojnë sigurinë e jetës së mijëra udhëtarëve çdo ditë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?