Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

31-vjeçari humb jetën brenda lokalit, arrestohet administratori i Orange Club në Sarandë

P
Piranjat10 April 2026, 14:16 · 2 min lexim
31-vjeçari humb jetën brenda lokalit, arrestohet administratori i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Sarandë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën brenda lokalit “Orange Club”.

Sipas raportimeve, shtetasi Igli Gjoca ishte duke salduar disa hekura brenda lokalit, kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë ditën e sotme Policia në Sarandë ka njoftuar se ka arrestuar administratorin lokalit në Sarandë, shtetasin, E.F 40-vjeç.

Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Igli Gjoca nga Bajkaj i Delvinës, ishte pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit dhe gjatë sezonit veror punonte edhe si kamarier në Sarandë. Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë ai ishte thirrur për të kryer punë në “Orange Club”, që nuk lidhen me profesionin e tij.

33-vjeçari, i cili pritej të bëhej baba së shpejti, dyshohet se ishte duke salduar struktura hekuri në ambientet e lokalit kur ka rënë në kontakt me kabuj elektrikë në tokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.