35 ditë protestë kundër Ramës/ Diaspora mbërrin në Tiranë, autokolona e makinave me flamurin kuq e zi "pushtojnë" Kryeqytetin

TIRANË- Diaspora ka mbërritur në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në tubimin kombëtar që pritet të nisë në Kryeqytet.
Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku pritet të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zbardhen emrat e 21 protestuesve të arrestuar para parlamentit dhe mbahen në paraburgim, nesër dalin në gjykatë

U dënua me 17 vite burg pasi vrau kamarierin, Erjon Llapushi: S’kërkoj mëshirë, por të vërtetën

Përfshihet nga flakët një varrezë makinash, një re e zezë tymi mbulon zonën! Zjarrfikësit në vendngjarje

Rama ‘ngrin’ kufirin me Kosovën nga frika e protestës, reagon qeveria kosovare

Diaspora po ndëshkohet/ Me telefon në dorë, polici regjistron makinat për t’i gjobitur

Protestë kombëtare për largimin e Ramës, autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

U ekstradua nga Gjermania, Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim paraqitje për Denada Toda

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje





