AKTUALITET

350 shezlongët e vjedhur në Itali shfaqen në Shqipëri/ Pronarët: Donim të etiketonim Edi Ramën se ai flet për zhvillim

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Korrik 2026, 13:56
350 shezlongët e vjedhur në Itali shfaqen në Shqipëri/

Nga Elisabetta Grassi, IL RESTO DEL CARLINO

350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare’ në Reggio Emilia të Italisë. Një vit më vonë, të njëjtët u rishfaqën "në mënyrë magjike", me logon ‘Onde Chiare’ ende qartësisht të dukshme, në një plazh në Kepin e Rodonit, një kep shkëmbor në Detin Adriatik, në veri të Durrësit, në Shqipëri.

Një turiste me pushime dha alarmin

Ishte një grua nga Reggio Emilia, që ndodhej aty me pushime, ajo që e vuri re. Ajo u dërgoi menaxherëve të pishinës një e-mail me fotografitë bashkëngjitur për t'i njoftuar për këtë zbulim të pazakontë, pasi kishte lexuar në atë kohë lajmin për vjedhjen në shtypin lokal.

Menaxherët e pishinës ngritën padi për të rimarrë shezlongët

Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, drejtuesit e kësaj strukture, e cila prej vitesh është sinonim i mirëqenies dhe aktivitetit fizik në provincën e tyre, nuk humbën kohë. Ata ngarkuan avokatin Gianluca Dallari që të niste procedurat ligjore për të rikthyer pajisjet, me vlerë mbi 45.000 euro.

Costoli shpjegon: “Madje menduam të shkonim vetë atje për t'i marrë, por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një avokat në Shqipëri, i cili nisi çështjen gjyqësore. Në teori, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe të ishin vendosur nën ruajtje nga autoritetet shqiptare. Në vend të kësaj, një kliente tjetër e jona, që rastësisht ndodhej këto ditë në Durrës, na dërgoi një video të re, të cilën më pas e publikuam në profilin tonë në Instagram, ku shihet qartë se ata janë ende në plazh dhe përdoren nga klientët e atij plazhi në Shqipëri. Jemi shumë të zemëruar”.

"Nuk është një kartëvizitë e mirë për turistët dhe reputacionin kombëtar"

Për këtë arsye, ata vendosën ta bëjnë çështjen publike.

"Kemi etiketuar mediat lokale, kemi dërguar një e-mail në redaksinë e Le Iene, emisionit të Italia Uno, i njohur për investigimet e tij. Kam dashur gjithashtu të etiketoj Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, sepse ai shpesh flet për zhvillimin e turizmit shqiptar. Ja pra, duke vjedhur shezlongë në Itali, nuk është aspak një kartëvizitë e mirë për turistët dhe për reputacionin kombëtar të vendit të tyre. Ne punojmë prej vitesh me furnitorë të ndryshëm shqiptarë dhe nuk kemi pasur kurrë probleme. Shpresojmë që kryeministri shqiptar të interesohet për rastin tonë, sepse tashmë nuk dimë më çfarë rruge të ndjekim”.

Postimi në rrjetet sociale bëri bujë

"Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit... le t'u bëjë të fala shezlongëve tanë! Duket si shaka, por fatkeqësisht është e gjitha e vërtetë”.

Kështu nis postimi i klubit Onde Chiare nga Reggio Emilia, i cili u bë shumë i ndjekur.

"Në qershor 2024 na vodhën rreth 300 shezlongë, me një vlerë mbi 45.000 euro, nga klubi ynë Onde Chiare në Reggio Emilia," shkruajnë pronarët.

"Një vit më vonë, një e njohura jonë, me pushime në Shqipëri, na dërgon disa foto dhe na pyet: 'Po këta, a nuk janë shezlongët tuaj?' Dhe prej aty fillon një histori pothuajse surreale."

"Denoncime, avokatë në Itali dhe në Shqipëri, përkthime të betuara, verifikime, kohë dhe para të shpenzuara për të sjellë në shtëpi atë që na është vjedhur."

"Sot kjo video, e filmuar vetëm pak ditë më parë, tregon se ata shezlongë ndodhen ende në të njëjtin plazh."

"Ne thjesht duam të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45.000 eurosh, ku sendet e vjedhura janë identifikuar dhe dokumentuar prej më shumë se një viti, ende nuk ka gjetur zgjidhje."

"Ndoshta kjo video do të arrijë tek personi i duhur. Nëse njihni dikë që mund të na ndihmojë, një gazetar, një emision televiziv ose thjesht mendoni se kjo histori meriton të tregohet... ju lutemi shpërndajeni."

Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale ka pasur vërtet një sukses të madh, duke grumbulluar dhjetëra shpërndarje dhe qindra pëlqime.

Costoli përfundon: "Shpresa jonë është që pak zhurmë dhe presion mediatik të shërbejnë për të lëvizur gjërat. Mendoni vetëm çfarë dëmi dhe shqetësimi na shkaktoi kjo vjedhje, e ndodhur dy vite më parë, pikërisht në fillim të sezonit veror."

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 17 Korrik13:30

Kinezët ikin nga bakri shqiptar

Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan