AKTUALITET

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Auron Tare ironizon qeverinë: Turpi ynë qenka bërë artistik

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Korrik 2026, 12:02

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Auron Tare ironizon

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar pas vendimit të qeverisë për financimin e koncertit të reperit amerikan, Kanye West në Tiranë, duke vënë në diskutim prioritetet e shpenzimit të fondeve publike. Me anë të një postimi në Facebook, Tare tregon se interesi i tij për koncertin nisi pasi një mik nga Bostoni i kërkoi ndihmë për të gjetur bileta, pasi djali i tij dëshironte të merrte pjesë.

Tare thotë se mbeti i befasuar kur dëgjoi deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se ishin akorduar 4 milionë euro për këtë koncert, me argumentin se Shqipëria nuk duhej të turpërohej. Historiani thekson se nuk ka asgjë kundër organizimit të koncerteve apo ardhjes së artistëve ndërkombëtarë, të cilat i konsideron pozitive për jetën kulturore të vendit, por sipas tij, problemi lind kur arti shndërrohet në një çështje shtetërore dhe justifikohet përdorimi i miliona eurove nga buxheti i shtetit.

Më tej, Tare liston një sërë projektesh që, sipas tij, mund të financoheshin me këtë shumë shumë. Ai përmend ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes nga zjarret për qytetet antike si Finiqi, Bylisi dhe Klosi, restaurimin e Teatrit Antik të Butrintit, krijimin e një shkolle restaurimi për monumentet kulturore, si dhe shpëtimin e kishave historike që po degradojnë.

Gjithashtu Tare ndalet edhe te mungesa e mbështetjes për arkeologjinë shqiptare, duke përmendur profesorin Neritan Ceka dhe projektet kërkimore në Bylis, si edhe nevojën për restaurimin e Albanopolisit. Tare thotë po ashtu se 4 milionë euro mund të përdoreshin për ringritjen e basketbollit shqiptar, mbështetjen e trajnerit Piro Leka, ngritjen e një muzeu në Spaç dhe krijimin e Muzeut të Arkeologjisë Nënujore.

Në fund të reagimit të tij, Tare tregon se një ish-kolege e kishte njoftuar se biletat për koncertin po shpërndaheshin falas në institucione, ndërsa mikut nga Boston i tha se biletën ia ka gjetur, duke mos komentuar më tej.

Reagimi i Auron Tares:

"Katër milionë euro për të mos turpëruar Shqipërinë"
Pak ditë më parë më telefonoi një mik nga Bostoni.
A më gjen dot një biletë për koncertin e Kanye West në Tiranë?
Pyetja më zuri në befasi.
Kush është ky? e pyeta me zë të përgjumur.
Ai qeshi.
Mos u ndie keq. As unë nuk e njoh. Ma kërkon djali. Do të vijë me dy shokë, pak për të parë Shqipërinë, pak për koncertin.
I premtova se do të kerkoja.
Deri në atë çast nuk kisha dëgjuar as emrin e këngëtarit. Kjo, me sa duket, nuk më bën "tip cool" për brezin e ri që e ndjek. Prandaj nuk kisha asnjë kureshtje apo informacion mbi këtë koncert. Por dje dëgjova Kryeministrin tonë, i cili thoshte se rrethanat e kishin detyruar të jepte katër milionë euro me "qëllim që Shqipëria të mos turpërohej".
Në të vërtetë, nuk kam asgjë kundër koncerteve. Përkundrazi. Një qytet pa muzikë është si një bibliotekë pa libra. Le të vijë çdo artist që dëshiron, le të mbushet Tirana me spektatorë, turistë e të rinj. Kjo është gjë e mirë, aq më shumë kur nuk kemi as Galeri Arti, as Teatër Kombëtar, as Muze Etnografik e kështu me radhë.
Por puna ndryshon kur arti pushon së qeni kulturë dhe fillon të bëhet çështje shtetërore.
Kryeministri na njoftoi se kishte dhënë katër milionë euro, sepse, sipas tij, ndryshe Shqipëria do të turpërohej.
Këtu njeriu mbetet në mëdyshje.
Paska ardhur dita kur turpi i Shqipërisë nuk matet më me shkollat që rrënohen, me spitalet që mungojnë, me monumentet që shemben apo me qytetet antike që digjen çdo verë. Jo. Turpi ynë qenka bërë artistik.
Katër milionë euro, në fakt, janë një shumë që në Shqipëri ka ende peshë.
Me to psh mund të ndërtohej një sistem mbrojtjeje nga zjarret për qytetet tona antike. Çdo verë Finiqi, Bylisi, Klosi e vende të tjera presin me ankth erën dhe flakët. Ato nuk kanë nevojë për koncerte, kanë nevojë për ujë, që Shqipëria të mos turpërohet që nuk mbron dot trashëgiminë e saj.
Me katër milionë euro mund të restaurohej Teatri Antik i Butrintit, i cili përdoret për shfaqje, por nuk gjen dot para për t'u restauruar.
Me po ato para mund të krijohej një shkollë restaurimi, ku studentët shqiptarë të mësonin zanatin duke shpëtuar trashëgiminë, monumentet apo urat mesjetare, që, për turpin tonë, çdo dimër i merr lumi, ndërsa ne i përcjellim me fotografi dhe elegji.
Me katër milionë euro mund të shpëtoheshin kisha e vjetra që, për turpin tonë, humbasin çatitë, afresket dhe historinë, pa bërë zhurmë.
Me katër milionë euro profesori Neritan Ceka nuk do të detyrohej të gërmonte në Bylis me fonde që shpesh i plotëson nga xhepi. Në vende normale, shteti mburret me arkeologët e tij. Për turpin tonë, ne i lëmë të kërkojnë historinë me buxhet pothuajse privat.
Me katër milionë euro mund të ringrihej Albanopolisi, qyteti që i dha emrin Shqipërisë. Sot ai rri i rrethuar nga furrat e gëlqeres dhe tymi i gomave të djegura. Një kartëvizitë e denjë për një komb që, me sa duket, e ka zhvendosur krenarinë nga historia te spektakli.
(Këtu për turpin tim.)
Që në vitin 2013, bashkë me Artan Shkrelin, dolëm në një konferencë shtypi dhe premtuam se Albanopolisi do të bëhej model restaurimi sapo në krye të punëve të vinte zoti Rama. Për turpin tonë kanë kaluar vite. Premtimi mbeti. Gërmadhat gjithashtu.
Katër milionë euro mund t'i jepeshin edhe të vetmit trajner shqiptar të basketbollit në Europë. Piro Leka, një bashkëlojtar i zotit Rama në vitet e arta të basketbollit, që vazhdon të punojë me pasion e shpesh me shpenzimet e veta. A nuk mund ta ringrinim basketbollin shqiptar me katër milionë euro, që Shqipëria të mos turpërohej në aktivitetet ndërkombëtare?
Katër milionë euro do të kishin mjaftuar të ngrinim një muze me famë botërore në Spaç. Do të ishte një tempull pelegrinazhi për të shëruar plagët e së kaluarës dhe për të mësuar se diktatura mund të shfaqet në shumë forma. Për turpin e Shqipërisë, ky kamp po rrënohet ditë pas dite, duke humbur gjurmët e një të kaluare tragjike.
Me katër milionë euro do të mund të ndërtohej Muzeu i Arkeologjisë Nënujore. Shqipëria ka prodhuar kërkime me vlerë ndërkombëtare në këtë fushë, por vazhdon të sillet si njeriu që zbulon një diamant dhe e mban në xhep nga turpi. Për turpin tonë, sigurisht.
Lista mund të vazhdojë gjatë.
Çdo shqiptar mund të shkruajë një listë tjetër ku katër milionë euro do të kishin lënë një gjurmë më të gjatë sesa kujtimi i një koncerti.
Ndërsa po i jepja fund këtyre radhëve, më shkroi një ish-kolege nga administrata.
"Mos u lodh të kërkosh biletë. Po i shpërndajnë falas në institucione."
Menjëherë telefonova mikun tim në Boston.
Biletën ta gjej pa problem i thashë.
Pjesën tjetër nuk e përmenda.
Ka raste kur heshtja është forma më e sjellshme e ironisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan