Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Historia e Nertil Buzit/ 4 vjet më parë e morën peng në Angli për "shtëpitë e barit", sot vrau ish-vjehrrin dhe RENEA e ka rrethuar në Kurjan

P
Piranjat24 July 2026, 16:20 · 3 min lexim
Historia e Nertil Buzit/ 4 vjet më parë e morën peng në

Nertil Buzi, autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit, plagosjes së ish-vjehrrës dhe rrëmbimit të ish-të fejuarës në një fshat të Roskovecit, është rrethuar nga specialët e Forcave RENEA në Kurjan dhe refuzon të dorëzohet. Nga raportimet paraprake, efektivët që ndodhen në zonën ku është ngujuar Nertil Buzi alias Refit Buzi, 35 vjeç, thonë se ai kërcënon se do të vrasë veten pasi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. RENEA vijon negociatat për dorëzimin e Buzit, Drejtori i Policisë Fier jep detaje: Autori kërcënon se do t'i japë fund jetës
I riu që sot u kthye në vrasës, katër vite më parë ka qenë peng i bashkatdhtarëve që e rrahën për një javë dhe fotografitë e tij ia dërguan familjes, duke kërkuar 400 mijë stërlina, ose Nertili do të vritej. Shkak ishin bërë përplasjet për "shtëpitë e barit" në Angli.

Ka qenë vëllai i tij i cili ka shkuar në polici tetorin e vitit 2022 dhe ka treguar se Nertili ishte marrë peng dhe torturohej nga 7 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Menjëherë, u organizua operacioni policor i koduar “Pengu”, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike. Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli. Policia britanike arrestoi Nekid Arapi, 26 vjeç, Xhon Guveli, 28 vjeç, Fation Arapi, 27 vjeç, Armando Brahashaj, 26 vjeç, Eduart Cepele, 30 vjeç dhe Emanulea Arapi 28 vjeçe. Një person tjetër mbeti i paidentifikuar.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se Nertil Buzi, në atë kohë 30 vjeç, ishte marrë peng në Angli nga persona me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij. Policia e Shtetit shkëmbeu menjëherë me Policinë Britanike, informacionin e marrë, falë të cilit, Policia britanike zhvilloi operacionin policor të koduar “Pengu”.

"Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja dhe lirimi i personit të marrë peng, i cili tashmë ndodhet i sigurtë pranë autoriteteve policore britanike. Po në kuadër të operacionit u vunë në pranga 7 shtetas shqiptarë që kishin marrë peng 30-vjeçarin", njoftoi Policia atëkohë.

Sot, Nertil Buzi alias Refit Buzi është kthyer në vrasësin e dyshuar të ish-vjehrrit të tij dhe plagosjen e ish-vjehrrës, si dhe rrëmbimin e ish-të fejuarës. 35 vjeçari është ngujuar në Kurjan, ku negociatorët e RENEAS po bëjnë gjithçka që ai të dorëzohet, sepse rreziku është tepër i lartë për shkak se Nertili është i armatosur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.