414 kg hashash në frigoriferë e valixhe/ Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, vlera e drogës në treg mbi 4 milionë euro

Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia italiane gjatë një operacioni në Guidonia, pranë Romës, ndërsa në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve italiane, droga dyshohet se ishte destinuar për tregun e shpërndarjes në Romë dhe në provincat përreth. Vlera e saj, nëse do të hidhej në treg, përllogaritet në më shumë se 4 milionë euro.
Kontrollet nisën pas vëzhgimit të lëvizjeve të të riut pranë një godine në zonë. 29-vjeçari u ndalua teksa po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e makinës së tij disa valixhe të mëdha, ku brenda tyre u gjetën 98 kilogramë hashash. Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një tufë çelësash që i riu kishte me vete.
Çelësat u mundësuan autoriteteve të hynin në disa ambiente të përdorura si depo për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës, mes Guidonia-s dhe Romës. Në një prej ambienteve, një sasi e konsiderueshme hashashi ishte fshehur brenda frigoriferëve të përshtatur si hapësira magazinimi.
Ndërsa në ambiente të tjera, përfshirë një garazh, u gjetën materiale për paketimin e dozave. Policia sekuestroi gjithashtu disa fletë të shkruara me dorë, ku ishin shënuar llogaritje dhe sasi të ndryshme droge.
Në përfundim të kontrolleve, sasia totale e hashashit të sekuestruar i kaloi 414 kilogramët. 29-vjeçari shqiptar akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre. Arrestimi i tij u la në fuqi nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

Shqiptarët protestojnë edhe në Mynih kundër vendimit të Hagës

Vazhdon protesta edhe në Divjakë, 51 ditë rezistencë kundër shkrirjes së bashkisë

"Më 8 tetor tek Kuvendi", protestuesi thirrje qytetarëve: S’do lejojmë Edi Ramën të shkrijë bashkitë

Nga krimi i organizuar, dronet e deri te ekstremizmi, përfaqësues të FBI-së takojnë elitën e sigurisë në Tiranë

Dyshohet se u vetëhelmua me pesticide, humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë

U vra me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj, del foto e Lumturie Patushit

“Rezistenca vazhdon. Askush nuk e shuan dot protestën”, aktivistja Luçiana Kokaj në revoltën kundër Ramës: Në shesh të gjithë ata që duan...





