47 ditë revoltë kundër Ramës/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Çdo gjë është kundër popullit, asgjë nuk funksionon këtu!

Ka nisur sot dita e 47-të e revoltës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Protestuesit e parë kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, përpara se të nisin marshimin e tyre të paralajmëruar drejt selisë së Kryeministrisë.
Në mesin e qytetarëve të shumtë që kanë dalë në shesh për të ngritur zërin, një i moshuar ka folur për mikrofonin e News24, duke shprehur zhgënjimin e madh me gjendjen ekonomike dhe sociale në vend. Ai ka denoncuar rrogat e ulëta dhe situatën e rënduar në sistemin shëndetësor.
“Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë,” u shpreh i moshuari i revoltuar.
Protesta pritet të vijojë me marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa qytetarët kërkojnë reagim dhe ndryshim të menjëhershëm nga ana e qeverisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kukësi përfshihet nga moti i keq, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

Makina doli nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari që drejtonte mjetin

EMRI/ Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër

EMRAT/Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen

'Dosjet janë aty, pse nuk hetohen'/ Gazetari Hoxhaj: 'PLUG' ka denoncuar me dokumente afera milionëshe, SPAK hesht

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë Sori-AL

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen nga AMP dy policët e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë

Rasti tronditës në Australi - Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare





