AKTUALITET

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Piranjat Përditësimi i fundit 5 September 2026, 08:50

5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Më 5 shtator Kisha katolike romake kremton festën liturgjike të Shenjtes shqiptare Nënë Terezës.

Shenjtërimi i Nënë Terezës nga Papa Françesku, më 4 shtator 2016, e bëri murgeshën shqiptare të pavdekshme në sytë e katolikëve, por edhe të gjithë botës.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, emër të cilin e ndërroi në Nënë Tereza, lindi më 1910 nga prindër shqiptarë.

Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, për t’ju bashkuar Motrave Loreto në Irlandë, dhe prej asaj dite nuk do i shihte më prindërit.

Misioni i saj u transferua në Kalkutë. Aty ajo ndjeu se kish në ardhur në botë për t’u shërbyer të varfërve dhe njerëzve në fund të jetës në rrugët e qytetin indian.

“Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi jam indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Zanati im është që t’i përkas botës. Ndërsa zemra ime i takon e tëra Zemrës së Jezusit,” do të shprehej Nënë Tereza.

Ajo e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989, ndërkohë që dhjetë vite më herët, në 1979-ën, fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Shën Tereza njihet për disa mrekulli.

E para është rasti i Monica Besra në Bengal të Indisë, e cila kishte një ënjtje tumorale indesh prej 16 cm në fund të barkut, e patrajtueshme nga doktorët.

“Më 5 shtator, në përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, Kryemurgesha mori medaljen e Marisë që kishte qenë direkt në kontakt me trupin e Nënë Terezës në kohën e funeralit, e vendosi mbi stomakun e Monikës dhe bëri një lutje të thjeshtë: ‘Nënë, sot është dita jote. Ti i do të varfrit. Bëj diçka për Monikën.’“

Rreth 8 orë më vonë, tumori i Monikës u zhduk plotësisht.

Mrekullia e dytë është shërimi i Marcilio Andrinos në vitin 2008.

Truri i tij kishte pësuar një infeksion, duke krijuar absese të shumta. Gruaja e tij, Fernanda, do të vendoste një relike të Nënë Terezës në kokën e bashkëshortit, duke u lutur që ta shërojë. Më 9 dhjetor 2008 ai hyri në koma pas një dhembjeje të fortë, por ditën tjetër doktori që do e operonte pa që Marcilio ishte zgjuar dhe skaneri zbuloi ditë më vonë se edhe sëmundja e tij nuk ishte më.

5 Shtatori është festë zyrtare në Shqipëri.

Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, të zëvendësohej me datën 5 shtator, me Ditën e Shenjtërimit të saj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?