Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

“Pse o Zot na e morë djalin e vetëm”, mësuesi humbi jetën, nëna prek me reagimin e saj

P
Piranjat19 April 2026, 12:56 · 5 min lexim
“Pse o Zot na e morë djalin e vetëm”, mësuesi humbi

E ëma e mësuesit të ndjerë ka reaguar me një mesazh rrëqethës në rrjetet sociale, ku zbulon edhe detaje të rëndësishme mbi jetën dhe sakrificat e të birit.
Ajo shkruan se 52-vjeçari kishte punuar për rreth 6 vite si mësues në zonat më të thella të bashkisë Maliq, fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan, pa u ankuar asnjëherë për vështirësitë.

Sipas saj, ai vuante nga diabeti dhe tensioni, por pavarësisht gjendjes shëndetësore, vazhdonte të përshkonte çdo ditë një rrugë të gjatë në këmbë, që zgjaste deri në 5 orë vajtje-ardhje, në çdo kusht atmosferik, vetëm për të mos munguar përpara nxënësve.

Në mesazhin e saj prekës, nëna shpreh dhimbjen për humbjen e djalit të vetëm, duke theksuar se ai la pas dy djem të vegjël dhe familjen e tij, ndërsa kujton se ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.

Arsimtari nga Bilishti pësoi arrest kardiak dhe u gjet pas shenja jete në rrugë, pasi kishte përfunduar mësimin në fshatin e thellë Marjan të Maliqit.

Prej afro 5 vitesh, 55-vjeçari shërbente në këtë zonë të largët, ndërsa kishte mbi 30 vite eksperiencë në arsim. Familjarët e përshkruajnë si një njeri të qetë, punëtor dhe tepër të përkushtuar. Edhe pse vuante nga diabeti, ai nuk ankohej kurrë për distancën e gjatë që përshkonte çdo ditë për t’u dhënë mësim vetëm dy nxënësve.

Reagimi i plotë:

O gojë ëmbli  me të gjithë , që nuk do na mbyllet kurrë , kurrë o zemra ,o shpirti ,o trimi jonëo mbreti ynë ALBAN, emri më i bukuri në botë ! Po pse o zot na e more djalin e vetëmpse ?????Po ti ike në moshën më të bukur ,sa mbushe 52 vjet o  ylli  jonë!

Punove 6vjet si mësues në fshatin më të largët të Maliqit në Gribec e tani në Marjan dhe nuk i ankove kurrë o shpirt  që bëje më këmbë rrugë më të gjatë,5 Orë duke ditur që kishe diabet dhe tension dhe nuk e le punën ,në shi e në borë ,se të prisni nx që  !  

Po ti na le me kokë mënjanë o shpirti  im,më le dy djemtë të vegjël dhe Rinën, që të deshën shumë ,e le motrën tënde që nuk rresht së qari  ,niprat mbetën pa dajë Klejdisi e Paolon mbetën pa dajë që mi deshe e   të deshën shumë !O zemra jonë i shtrenjti ynë ,po ne e dinim se të donim vetëm ne, po ty të paskan  dashur, të gjithë ,miqësia ,shoqëria i gjithë Devolli,kudo që ishin ,nga i gjithë vendi kanë shkruar për ty o trimi jonë  ,për vlerat e punën tënde fisnike ,që më re në kry të detyrës afër shkollës,vajte dhe nuk u ktheve më o i miri i mamit, o i miri babit o i bukuri motrës ,i shtrenjti i Anisit & Enesit që i le të vegjël ,po ti ishe respektuar  i të gjithëve, o i miri  Zotit që e deshe aq shumë dhe prandaj të morroi në gjirin e Tij !

O zemra ime,o shpirti jonë nuk mbeti njeri  nga i gjithë vendi me telefonata, me mesazhet e  ardhjen e tyre për të dhënë lamtumirën e fundit zemrës, shpirtit  më të bukur Albanit ! Prandaj ju falenderojmë të gjithëve nga zemra,  brenda dhe jashtë vendit kudo që jeni dhe ua shpërblefshim për gëzime familja Bejleri!Të qoftë dheu i lehtë i shtrenjti Alban ! Shpirti tënd i bukur u prehtë në paqeo fisniku jonë!Qofsh i XHENETIT i shpiiiiiiiiiriti,oPrinci ynë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.