6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia zbardh ngjarjen edhe pse turistët heshtën dhe nuk bënë kallëzim!

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i dhunuar pas një konflikti në kryeqytet.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 29 korrik, në zonën pas Pallatit të Kulturës, ku shtetasit italianë janë përfshirë në sherr me një grup të rinjsh shqiptarë, dhe si pasojë njëri prej italianëve ka marrë dëmtime në trup.
Sipas njoftimit, shtetasi italian i dhunuar është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe nuk ka pranuar të bëjë kallëzim në polici në lidhje me ngjarjen.
“Në lidhje me një video të publikuar, ku shfaqet një shtetas italian i dëmtuar lehtë, sqarojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, më datë 29.07.2026, në zonën pas Pallatit të Kulturës, dhe është trajtuar menjëherë nga Policia për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Konkretisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative për një konflikt, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin italian G. M., me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy shokët e tij, të cilët e shoqëronin. Shtetasi italian ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët ndodheshin në afërsi.
Më pas, shtetasi është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas deklarimeve të personelit mjekësor dhe këqyrjes së kartelës mjekësore, ai ka qenë i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta sipërfaqësore në gjymtyrë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin mjekësor për largimin e tij.
Gjithashtu ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar.
Edhe dy shtetasit që e shoqëronin nuk kanë dhënë informacion lidhur me rrethanat e konfliktit”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Dhunohen barbarisht turistët italian në Tiranë/ Ja Shqipëria europiane e Ramës
Lexo edhe
AKTUALITET
Buldozerët në Zvërnec, për t’u hapur rrugën banorëve ?! Faktet që rrëzojnë Edi Ramën

Pamjet me dron/ Zjari shkrumbon 10 ha ullishte e pyll me shkurre në Drenovë të Mallakastrës

Kaos edhe në Austri, shqiptarët përballen me kolona kilometrike

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Berat, dyshimet

Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë





