"Pasqyra e dështimit të qeverisë": Buxheti 2027, Bozdo: Taksa më të larta dhe më pak para për qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Studentët kanë marshuar sot në rrugët e Tiranës, ndërsa janë ndalur te Fakulteti i Ekonomikut, ku iu kanë bërë...
Seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 17 nëntor, në orë...
Menjëherë sapo futet në ambientet e bankës i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë ai kërcënon roj&eu...
Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkive Bulqizë dhe Klos, i cili ndodhet mbi fshatin Plan i Bardhë, vijon të digjet prej më shumë se...
Tetë persona, përfshirë alpinistë, rezultojnë të zhdukur në shtetin verior të Uttarakhand të Indisë të ma...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Berlinin të martën, tha kancelari gjerman Friedrich Merz. Duke folur në një...
Policia vendore e Shkodrës është shumë afër zbardhjes se dy vrasjeve të ndodhur në Dukagjin në verën e këtij ...

Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit vendor sugjeron Instituti për Bashkitë e Shqipërisë në raportin “Qeverisja Vendore në Shqipëri 2025”. Studimi vlerëson se struktura aktuale e qeverisjes vendore në Shqipëri është relativisht e përqendruar. Me 61 bashki, vendi ka mesatarisht rreth 39 mijë banorë për njësi vendore, më shumë se mesatarja prej rreth 34 mijë banorësh në Ballkanin Perëndimor dhe rreth 22,455 banorë për bashki në Bashkimin Europian.
Sipas Institutit një nga problemet që reforma e re duhet të adresojë është organizimi i brendshëm i bashkive. Megjithëse ish-komunat nuk ekzistojnë më si njësi të qeverisjes vendore, në territor vazhdojnë të funksionojnë 312 njësi administrative me kufijtë e mëparshëm.
Bashkitë janë konsoliduar në nivel politik dhe financiar, ndërsa administrimi në territor mbetet ende i fragmentuar. Për këtë arsye, Instituti rekomandon riorganizimin funksional të njësive administrative, krahas digjitalizimit të shërbimeve dhe forcimit të mekanizmave të demokracisë lokale. Synimi është që konsolidimi i bashkive të mos shoqërohet me largimin e qytetarëve nga shërbimet dhe vendimmarrja, veçanërisht në zonat rurale.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që sugjerohet është kalimi drejt decentralizimit asimetrik. Sipas Institutit për Bashkitë, nuk është efikase që të gjitha bashkitë të kenë të njëjtin model kompetencash, pasi ato ndryshojnë ndjeshëm për nga popullsia, burimet financiare dhe potenciali ekonomik. Bashki të mëdha si Tirana, Durrësi apo Fieri kanë mundësi shumë më të mëdha se bashkitë e vogla rurale ose ato që po përballen me tkurrje demografike.
Instituti argumenton gjithashtu se kompetencat e dhëna bashkive duhet të shoqërohen me financim të plotë. Transferimi i funksioneve pas reformës së vitit 2015, sipas raportit, nuk është mbështetur gjithmonë me burime të mjaftueshme financiare, njerëzore dhe teknike. Për këtë arsye, funksionet e transferuara duhet të trajtohen si funksione të plota të bashkive dhe financimi i tyre të integrohet në buxhetet vendore./Monitor
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthje...
Tre persona janë arrestuar në Pilar de la Horadada, në kuadër të një operacioni madhor të Policisë Kombëtare spanjo...
Një zjarr ka rënë në kuzhinën e një restoranti në Skelë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe gara...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së premtes në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqip...
Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do t...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin e rëndë të ndodhur në Glyfada të Athinës, ku humb&e...
Një foshnje 1-vjeçare është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi dyshohet se ka dë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut, ku 42-vjeçarja...
Pas pesë ditësh kërkimesh nga autoritetet greke, nuk ka ende asnjë gjurmë të Alket Rizait, i cili u arratis pas përfundimit t...
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që dje shokoi mbarë opinionin publik pasi dy të rinj u vunë...