Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit

P
Piranjat 5 August 2026, 13:28 · 3 min lexim
63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe

Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe bizneset në të 61 bashkitë e vendit. Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, bashkitë kanë mbledhur afro 34.8 miliardë lekë, ose rreth 371 milionë euro, duke regjistruar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat e pushtetit lokal për periudhën janar–qershor 2026 janë rritur me rreth 15.7 miliardë lekë, ose 81.9%. Edhe kundrejt planit fillestar, bashkitë e kanë tejkaluar parashikimin me 68.2%, duke arkëtuar afro 14.1 miliardë lekë më shumë.

Peshën më të madhe në rritje e  mbajnë të hyrat nga taksat lokale. Të kategorizuar sipas zërave, nga taksat lokale janë mbledhur rreth 28.9 miliardë lekë apo rreth 308 milionë euro, nga 14.4 milionë euro të mbledhura në janar-qershor 2025, duke u dyfishuar në raport me këtë periudhë. Ndërsa edhe në raport me planin, vihet re dyfishim i të ardhurave.

Nga taksa e pasurisë të ardhurat në 6 mujorin e parë 2026 janë realizuar në nivelin e 5.9 miliardë lekë apo rreth 63 milionë euro, me një rritje prej 1.2 miliardë lekësh apo 25.4 % krahasuar me vjet.

Perfomancën më të mirë nga mbledhja e taksës së pasurisë, e kanë bashki si  Himara me +276 %, Cërriku me +262 %,  Vlora me +186%,  Patosi me +168 % Elbasani me + 53 % dhe Tirana me + 23 %.

Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja e cila zë 37 % të totalit, dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall), përfaqësojnë afro 18 % të totalit të të hyrave vendore. 

Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka taksa e ndikimit në infrastrukturë.  Bashkitë me rritjen më të madhe të të ardhurave nga kjo taksë janë Tirana, Vlora , Himara dhe Saranda, të cilat kanë dhe kërkesën më të lartë për ndërtime.

Rritja e fortë e të ardhurave nga kjo taksë reflekton dinamikën e lartë të investimeve në ndërtim, veçanërisht në zonat turistike dhe urbane.  Këto të ardhura krijojnë mundësi shtesë për bashkitë në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investime në infrastrukturën lokale.

Sa i takon shpenzimeve, në 6 muaj, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë shpenzuar 42.2 miliardë lekë apo rreth 5.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.