Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

“7 mijë euro ora e helikopterit”, zjarrfikësi analizon situatën te kompleksi “Arlis”: Ishte një katrahurë

P
Piranjat15 April 2026, 08:55 · 2 min lexim
“7 mijë euro ora e helikopterit”, zjarrfikësi analizon

Zjarrfikësi Alban Laçi ka analizuar situatën e zjarrit që përfshiu dje një pallat pranë QSUT, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes dhe menaxhimit të operacionit.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Laçi u shpreh se përdorimi i disa mjeteve dhe mënyra e ndërhyrjes lënë vend për debat, sidomos sa i përket evakuimit dhe angazhimit të helikopterit.

“Pyetja që lind është: a ishte i nevojshëm evakuimi nga shkalla, autoshkalla aty? Kjo ha diskutim, sepse ky zjarr ka filluar nga pjesa e jashtme, nga fasada, dhe pastaj është futur brenda. Ato janë apartamente të izoluara dhe teknikisht nuk depërton në shkallë. Kur projektet janë projektuar, janë projektuar në mënyrë të atillë”, u shpreh ai.

Sipas tij, një nga problemet më të mëdha ishte përdorimi i helikopterit, të cilin e konsideroi të panevojshëm dhe joefektiv në këtë rast.

“Është një turp i madh përdorimi i helikopterit në këtë ngjarje sepse nuk kryen asnjë lloj funksioni. 7 mijë euro ora është kostoja e helikopterit. Pilotët e helikopterit i njoh personalisht, janë çuna të shkëlqyer. Edhe manovrat që kanë bërë aty duke hedhur ujin deri në fasadë… ndërhyrja është shumë komplekse dhe është përgjegjësi e Shërbimit Zjarrfikës, që drejton ngjarjen”, deklaroi Laçi.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e përgjithshme të menaxhimit të situatës në terren, duke e cilësuar si të çorganizuar.

“Aty ishte një katrahurë, një rrëmujë që bëhet në çdo ngjarje në Shqipëri, dhe nuk menaxhohen ashtu siç duhet. Ka nevojë urgjente për ngritjen e shkollës së Shërbimit Zjarrfikës dhe largimin e politikës nga Shërbimi Zjarrfikës. Nuk mund të futet prefekti, apo X e Y, sepse janë gjëra teknike që duhet t’i zgjidhin teknikët. Ajo teknikë, për fat të keq, mungon në Shqipëri”, përfundoi ai

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.