77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen e vlerave demokratike

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Presidenti Begaj përshëndet këtë moment historik dhe riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar partner i palëkundur i NATO-s, në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët.
Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.
NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike.
Prej 17 vitesh Shqipëria qëndron krenarisht si një anëtare e denjë në këtë familje, duke kontribuar për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Rritja e buxhetit të mbrojtjes, si dhe kontributi aktiv në misione e operacione të NATO-s janë dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta.
Lexo edhe
AKTUALITET
DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, alarm sigurie apo njoftim rutinë?

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

Parashikimi i motit për sot, e shtunë 4 prill 2026

U denoncua nga Piranjat/ Shoqërohet në polici babai që bëri pazar me vajzën e tij 15-vjeçare

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedent për armë dhe drogë

“Veliajn e kapën për zverku dhe e futën brenda”, Hoxha: Pse me Ballukun vepruan me 2 standarde

FOTO+EMRI/ Zbulohet identiteti i autorit të plagosjes së dy të rinjve në Shkodër





