78-vjeçari gjendet i pajetë brenda banesës, ka plagë në trup! Dyshimet e para

Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë ditën e sotme (2 prill) në Korçë.
Burime policore thanë se viktima është një 78-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në fshatin Bulgarec.
Dyshohet se 78-vjeçari ka shenja dhune në trup, ç’ka ka sjellë vdekjen e tij.
Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Dyshimet nga grupi hetimor janë që i moshuari është goditur me send të fortë, pasi ka pasur plagë në trup.
Ende po bëhet këqyrja paraprake, ndërsa më e detajuar do të bëhet në morgun e spitalit të Korçës nga ekspertët.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në zonë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e vdekjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandal në Berat: Fshati vetëm 2 km nga qyteti i zhytur në baltë, banorët paguajnë vetë për rrugën e lënë përgjysmë

Kërcënimi iranian, reagon Ambasada e SHBA-së: Po vlerësojmë situatën për të zbutur rreziqet e sigurisë në Shqipëri

Tentoi të vriste një 21-vjeçar, kapet në zonën e “Freskut” 32-vjeçari me precedentë!

Edhe pyjet 'transformohen' në biznes, Rama bën gati draftin për një kompani shtetërore

EMRI/ Dështoi në grabitjen e një argjendarie në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar





