AKTUALITET

8 mln euro për kompaninë e ‘grupit Aruba’, Bashkia e Tiranës i jep 2 tendera ‘Erald G’

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 16:28
8 mln euro për kompaninë e ‘grupit Aruba’, Bashkia e

Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues të 2 tenderave me vlerë 8 mln euro kompaninë ‘Erald-G’, e grupit Aruba. Bashkia nuk është ndalur edhe përballë faktit që SPAK akuzon pronarin e kësaj kompanie, Gëzim Ismaili, se ka fshehur paratë e pista të Luciano Koçekut, i njohur si koka e klanit të narkotrafikut të grupit Aruba. Kompania e Ismailit është shpallur fituese për procesin e rindërtimit në Kombinat.

Prokuroria e Posaçme SPAK është e bindur se Gëzim Ismaili, pronar i kompanisë “Erald-G” sh.p.k., ka kryer veprime të shumta për të fshehur paratë e siguruara në mënyrë kriminale nga Luçiano Koçeku, njeriu i konsideruar si kreu i klanit të narko-trafikut, të njohur me emrin “Grupi Aruba”. Prokurorët kërkuan në qershor të këtij viti që Ismaili të mbahej në arrest shtëpie, pasi rrezikonte të vijonte me aktivitetin e dyshuar kriminal të pastrimit të parave. Megjithatë, Bashkia e Tiranës i ka injoruar tërësisht këto detaje mbi personalitetin e tij, duke e shpallur kompaninë e tij në fillim të kësaj jave fituese të dy tenderave, me një fond limit në vlerë totale mbi 8 milionë euro.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik janë publikuar së fundmi rezultatet e procedurave për ngritjen e dy pallateve të reja në zonën e Kombinatit, në kuadër të procesit të Rindërtimit.

Procedura e parë parashikon ndërtimin e godinës numër 10, me fond limit 288 milionë lekë të reja ose rreth 3 milionë euro. Ndërsa në tenderin e dytë është parashikuar ndërtimi i godinës me numër 11 dhe fondi limit është 471 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 5 milionë euro. Dokumentet zyrtare tregojnë se kompania “Erald-G” e Gëzim Ismailit është përfshirë në garë në formën e bashkimit të operatorëve me një subjekt tjetër tregtar. Gjithashtu, të dhënat publike dëshmojnë se fituesit nuk kanë paraqitur ofertën më të ulët tregtare.

Në 10 qershor 2026, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ishin lëshuar rreth 20 urdhër-arreste për një grup personash, të dyshuar se kishin krijuar një grup kriminal shqiptar për trafikun e lëndëve të forta narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës. Këta persona, mes të cilëve Luçiano Koçeku dhe Artur Shehu, dyshohet se kanë pastruar qindra milionë euro të aktivitetit kriminal në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Grupi mori emrin “Aruba”, pas takimeve që krerët e organizatës së dyshuar kriminale zhvillonin në ishullin e Karaibeve. Në dosjen e mbërritur në Shqipëri nga autoritetet e Belgjikës thuhet se në ato takime merrnin pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj mbi identitetin e zyrtarëve dhe nuk rezulton të jetë lëshuar asnjë masë sigurimi për këtë kategori personash./syri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?