Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë

P
Piranjat22 July 2026, 15:18 · 2 min lexim
8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë,

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset kryesore me synim parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 4,255 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, ndërsa 8 drejtues automjetesh janë arrestuar, prej të cilëve 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim pa leje drejtimi.

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu një numër të lartë shkeljesh që lidhen me shpejtësinë, parkimet e gabuara dhe sjellje të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë.

Në zonat urbane janë vendosur 1,530 gjoba për parkime të gabuara, ndërsa automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara dhe mbi trotuare janë larguar me mjetet ngritëse të Policisë së Shtetit.

Në akset kombëtare, 1,331 drejtues janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, një nga shkaqet kryesore që ndikon në rëndimin e pasojave të aksidenteve.

Po ashtu, Policia Rrugore ka ndëshkuar:

332 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
126 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit;
66 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
166 drejtues për parakalime të gabuara;
27 drejtues për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
11 drejtues për zhurma dhe manovra të rrezikshme në qendrat urbane;
494 drejtues për shkelje të tjera të konstatuara gjatë monitorimeve.
Duke marrë në konsideratë fluksin e shtuar të lëvizjes drejt zonave bregdetare dhe turistike gjatë fundjavës, Policia Rrugore njofton se ka shtuar prezencën e patrullave në terren dhe monitorimin e akseve kombëtare me mjete inteligjente.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke theksuar se shpejtësia, alkooli dhe sjelljet e pakujdesshme në timon mbeten ndër faktorët kryesorë që rrezikojnë jetën në rrugë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.