80-vjeçari dënohet me burg për dhunë ndaj gruas shqiptare dhe dy fëmijëve të saj

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, pasi e shpalli fajtor për keqtrajtim në familje dhe plagosje. Sipas vendimit, i moshuari ushtroi për vite me radhë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare dhe dy fëmijëve të saj.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike për pesë vite dhe urdhëroi pagesën e një dëmshpërblimi paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e mitur, si dhe 10 mijë eurosh për vajzën madhore. Sipas hetimeve, 80-vjeçari e kishte sjellë gruan shqiptare në Itali së bashku me dy fëmijët e saj, duke i premtuar një jetë më të mirë. Megjithatë, nga viti 2017 deri në maj të vitit 2021, familja jetoi nën kërcënime, kontroll dhe dhunë të vazhdueshme.
Gruaja dhe fëmijët detyroheshin të punonin për pastrimin e apartamenteve me qira, ndërsa fëmijëve u pengohej edhe ndjekja e rregullt e shkollës. Një nga rastet më të rënda ishte ai i djalit 6-vjeçar, i cili u dhunua dhe pësoi dëmtime në kokë, ndërsa edhe vajza ishte viktimë e abuzimeve dhe kërcënimeve. Çështja u zbulua pasi gruaja dhe vajza iu drejtuan disa herë spitalit me lëndime të dyshimta, çka çoi në nisjen e hetimeve dhe më pas në dënimin e të moshuarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Detaje tronditëse, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe pret policinë!

Tjetërsuan pronat në ASHK Durrës/ Prokuroria caktohen masa sigurimi ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për 12 persona, sekuestrohen ...

Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim

"Më jep celularin”, debati që i mori jetën Bardha Ziçit/ Detaje nga vrasja në Shkodër

Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026

Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar

I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova

Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën e hodhi në vendgjarje





