80-vjeçari vrau gruan dhe më pas veten, fqinja: Nuk e di nga i erdhi, shkonin shumë mirë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, dhe më pas kreu vetëvrasje.
Sipas hetimeve të para, për kryerjen e krimit ai ka përdorur një armë të vjetër, e cila dyshohet se ka qenë e fshehur në tokë.
Sot familja Rrapaj ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë. Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë: 75-vjeçarja Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00. Ndërkohë, trupi i Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe nuk është tërhequr nga familjarët.
Fqinjtë janë tronditur nga ngjarja: “Nuk e di nga i erdhi, shkonin shumë mirë. Jam habitur kur e mora vesh.”
Lexo edhe
AKTUALITET
Padia për shpifje/ Shtyhet sërish gjyqi i Erion Veliajt kundër Aulon Kalasë

65-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë xhamisë së fshatit, dyshimet e policisë

Shtrenjtimi i naftës shton furnizimet vetjake për naftë në shtetet kufitare, çmimi deri 50% më lirë

Vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe…/ Kapen në Morinë tre persona të shpallur në kërkim

Familja Rrapaj hap dyert e mortit! Ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do të bëhen të ndara, trupi i 80-vjeçarit ende në morg

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

Efektivët shqiptarë të EOD përfundojnë me sukses stërvitjet “Night Sapper” dhe “Lethal Sapper”

Zbardhen rrethanat e tragjedisë në Roskovec, dyshohet konflikt familjar





