A do të qëndrojë në burg Ergys Agasi? Apeli shtyn vendimin për ditën e nesërme

Është zhvilluar mesditën e kësaj të hëne, seanca në Apelin e Posaçëm, ndaj Ergys Agasit, i cili kishte ankimuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas raportimeve, gjyqtari Florian Kalaja, pas përfundimit të seancës ka deklaruar se vendimi do të shpallet ditën e nesërme në orën 13:00.
Ergys Agasi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në dhjetor të vitit 2025, pasi GJKKO kishte caktuar ndaj tij, në mungesë, masën e sigurisë “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”.
Ai u arrestua më 26 gusht 2026, pas rreth tetë muajsh në arrati, në zonën e Plepave në Durrës. Pas arrestimit, GJKKO la në fuqi masën “arrest me burg”, vendim të cilin Agasi e ankimoi në Apelin e Posaçëm.
Po ashtu, në momentin e arrestimit, në automjet me Agasin, ndodhej edhe Ulian Shpataraku, i cili u la në burg nga GJKKO, pasi akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Ditën e nesërme Apeli pritet të shpallë vendimin për dy të akuzuarit.
Lexo edhe
AKTUALITET
E shtypi kamioni në sy të vajzës/ Bashkëshorti i Lavdijes: Kam tre fëmijë për të rritur, na vranë të gjithëve

E zuri korrenti teksa peshkonte, ky është mësuesi që humbi jetën

Hoxhaj: SPAK po tenton të amnistojë Edi Ramën! Pse nuk heton Tunelin e Llogarasë, ku shkuan 50 milionë euro?

Alarmi për krimin kibernetik dhe pastrimin e parave, Çela: Nuk ka kohë për ne, duhet t'i ndryshojmë strategjitë sa më shpejt

Bojkoti i avokatëve, GJKKO nis aplikimin e gjobave





