A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, ja vendimi

Ditën e nesërme paradite Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban do të zhvillojnë një mbledhje për të vendosur mbi mundësinë për të reduktuar flotën e autobusëve në qarkullim.
Shoqata e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i janë drejtuar ditën e sotme me një tjetër letër, ministrave të Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, kërkojnë ndërhyrje urgjente për dhënie të kompensimit.
Në mungesë të reagimit institucional, ku prej ministrive pas takimit të mbajtur më 1 Prill u premtua për një tjetër takim që ende nuk është zhvilluar, operatorët thonë se nuk do të mund të përballojnë vazhdimin e aktivitetit.
Kërkesa kryesore e operatorëve mbetet dhënia e kompensimit, duke zbatuar skemën e ngjashme me atë të vitit 2022. Prej shoqatave të transportit në takimin e 1 Prillit është propozuar masë kompensimi për naftën në vlerën 100 lekë për litër.
Në total në vend për gjithë sektorin e transportit publik janë të licensuar rreth 235 operatorë për 450 linja të rregullta.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta e kamionistëve në 4 shtete/ Bllokohet për 3 ditë kalimi në pikat kufitare për shkak të grevës

‘Biznesmeni’ që u mor peng është bosi i call center-ave Florian Sula!

Kontrata e errët e TEC-eve të Vlorës, eksperti Ferruni zbulon mashtrimin që po i kushton miliona Shqipërisë

Kumbullat jeshile “thyejnë rekord” në treg: Çmimi arrin 2249 lekë/kg

"Fryma" e largimeve vijon! 2.2 milionë shqiptarë nëpër botë, pjesa më e madhe në Itali dhe Greqi
Dyshohet se vranë dhe hodhën në lumë 23-vjeçarin në Klos, GJKKO lë në burg të dyshuarit

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Dyshohet se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën/ GJKKO lë në burg 4 të ndaluarit





