Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT
AKTUALITET

A është miku i Edi Ramës pas privatizimit të tenderave të shëndetësisë?

P
Piranjat 6 August 2026, 21:10 · 4 min lexim
A është miku i Edi Ramës pas privatizimit të tenderave

Në vitin 2023, Edi Rama fluturoi me charter për një vizitë sekrete në Izrael. Destinacioni ishte rezidenca private Sanilevich Winery Estate në Newe Yarak, ku kryeministri i Shqipërisë ishte i ftuar nga pronari dhe miku i tij i ngushtë, Saniel Sanilevich.

I emëruar si konsull nderi i Shqipërisë në Izrael nga ish ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, zoti Sanilevich gjatë viteve të fundit është parë shpesh në takime me kryeministrin e Shqipërisë. Në këto takime me sa duket janë diskutuar shumë projekte biznesi, një pjesë e të cilave kanë filluar të materializohen.

Sanilevich është aktualisht aksioner në bankën e parë dixhitale të Shqipërisë dhe flitet se po investon edhe në ndërtim resortesh në bregdet. Por teksa interesat e tij të biznesit në Shqipëri po zgjerohen me shpejtësi falë edhe miqësisë së ngushtë me kryeministrin, jashtë projekteve duke nuk ka mbetur as shëndetësia.

Në Shqipëri këto ishin plane të fshehta, por gjithçka u zbulua dy muaj më parë nga mediat izraelite.

Në fillim të qershorit, gazeta izraelite The Marker zbuloi se Sanilevich është duke hyrë në biznesin e shëndetësisë në Shqipëri së bashku me një tjetër biznesmene izraelite të quajtur Yardena Ovadia.

Kjo e fundit zotëron disa spitale në Guinenë Ekuatoriale. Ajo dhe Sanilevich e kuptuan se Shqipëria, ashtu si vendet afrikane, është një vend sistemi shëndetësor i të cilit është i dëshpëruar për investime.

Yardena Ovadia

Projektet për biznes në shëndetësinë shqiptare nuk lindën nga hiçi. Në Izrael, Sanilevich drejton krahun financiar të Qendrës Shëndetësore Hadassah, e cila zotëron dy spitale Universitare në Jeruzalem. Ishte kjo arsyeja se pse mediat izraelite ekspozuan projektet e Sanilevich për të bërë biznes shëndetësor në Shqipëri, çka sipas tyre përbente një konflikt të pastër interesi.

Por ndonëse në Izrael shërbimi shëndetësor është në avangard, në Shqipëri, përtej prapambetjes dhe mungesës së financimit, sistemi shëndetësor kërcënohet sistematikisht nga korrupsioni dhe projektet plaçkitëse.

Tre ditë më parë, Kapitali ekspozoi një nismë të qeverisë për të privatizuar tenderat e shëndetësisë, përmes krijimit të një shoqërie të përbashkët publiko-private. Kjo shoqëri do të ketë monopolin e blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe gjithë shërbimeve të tjera të shëndetësisë publike.

Nisma është një replikim identik i modelit Kayo në sektorin e shëndetësisë dhe praktikisht privatizon buxhetin publik të sektorit më prioritar. Por koiçidencat mes asaj që ndodhi me mbrojtjen dhe asaj që po gatuhet me shëndetësinë mund të mos ndalen vetëm tek modeli.

Partneri kryesor i Kayos sot, pra njeriu që ka privatizuar llokmën e madhe të tenderave të mbrojtjes, është një izraelit me nënshtetësi shqiptare, i quajtur Ron Yeffet, edhe ky një mik shumë i ngushtë i Edi Ramës.

Madje pak ditë më parë Ervin Salianji hodhi idenë se Yeffet mund të jetë edhe pas nismës për privatizimin e tenderave të shëndetësisë.

Gjithsesi pyetja mbetet kjo. A do të jetë sërish një, ose më saktë dy izraelitë, njerëzit që do të privatizojnë tenderat e shëndetësisë në Shqipëri?

Deri më tani ky mbetet një thjesht një hamendësim, ndonëse jo dhe aq i guximshëm. Shenjat që të çojnë drejt këtij skenari janë shumë.

Pas privatizimit të pasurive publike të Shqipërisë tek miqtë e tij shqiptarë, Edi Rama me sa duket po zbulon një dashuri të re. Privatizimin e buxhetit të shtetit tek miqtë e tij hebrenj. /Kapitali

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.