Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

A humb buxheti nga ulja e akcizës për karburantet?

P
Piranjat 3 April 2026, 18:56 · 2 min lexim
A humb buxheti nga ulja e akcizës për karburantet?

Nga Ola Xama

Struktura e çmimit të naftës është kjo:
39.6 lekë akcizë, 27 lekë taksa qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 7 lekë taksa dhe tarifa portuale, plus kosto e çmimt të blerjes, transportit dhe shpërndarjes. Mbi këtë rezultat vendoset 20% tvsh.
Nëse në planfikimin e buxhetit të vitit 2026 është marrë si bazë një çmim mesatar fundor i naftës 175 lekë për litër, të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar që shteti do të vilte për 1 litër të shitur do të ishin 29.1 lekë.
Nëse çmimi i shitjes është 220 lekë, të ardhurat nga tvsh shkojnë në 36.6 lekë, ose 7.5 lekë më shumë nga sa pritej të arkëtoheshin përpara krizës.
Ulja e akcizës me 20%, sjell humbje te të ardhurat me 8.1 lekë për çdo litër karburant të shitur, e cila kompensohet nga arkëtimet shtesë me 7.5 lekë më shumë te tvsh.
Humbja neto në buxhet me këtë skenar do të ishte 0.6 lekë për litër, por pa llogaritur këtu se sa janë fituar nga periudha e shitjes së naftës në intervalet mbi 175 deri në 220 lekë për litër.
Ndërkohë nëse do të llogaritnim të ardhurat nga tvsh me çmimin e ri që pritet të vendosë Bordi i Transparencës, afërsisht 225 lekë/litër, vlera që do të merrej nga kjo taksë për çdo litër të shitur do të jetë 8.4 lekë. 0.4 lekë për litër më shumë se përpara krizës.
Edhe me Aktin Normativ ku akciza ulet me 20% nëse çmimi shitet mbi 220 lekë, buxheti i shtetit sërish del me fitim!
Një vit më parë nga taksimi i karburantit qeveria mblodhi 870 milion euro, duke e kthyer naftën në produktin që ka nivelin më të lartë të taksimit, si për peshën e formimit të çmimt dhe në peshën që mban në buxhet. (12% e totalit të të ardhurave)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.