Vrasja në Ksamil! Policia: 21-vjeçari rezulton shtetas portugez, jo francez
Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një t...
Policia ka dhënë informacion shtesë për ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një t...
Më 20 gusht, një delegacion nga 'Flotilja Globale Sumud' do të niset nga porti i Brindisit për në ishullin e Sazanit, në Shqip&e...
25-vjeçarja Ana Dyrmishi e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit t...
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejt...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin në zonën e Ksamilit, ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç u gjet ...
Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, n...
“Marr 60 mijë-70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. ...
l 20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për nj&eum...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas pjesëmarrjes së një shtetaseje italiane në protestën para Kryeminis...
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raport...

I izoluar në qelinë e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërmori një ofensivë të shumëfishtë prokurorit të çështjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, Ols Dado.
Pas një fushate mediatike dhe lobimit ndërkombëtar, Veliaj e përshkallëzoi betejën duke e zhvendosur atë në dyert e Gjykatës Administrative, ku së bashku me Bashkinë e Tiranës depozitoi një padi për pavlefshmërinë e emërimit të Dados prokuror në vitin e largët 2008.
Gjykata Administrative e rrëzoi padinë e Veliajt më 24 korrik. Sipas vendimit të arsyetuar, gjyqtari Hazbi Balliu vlerësoi se ndodhej përballë një “absurditeti juridik” dhe se ndërhyrja e Gjykatës Administrative në këto rrethana do të cenonte rëndë parimin e ndarjes së juridiksioneve gjyqësore, “duke krijuar mbivendosje dhe interferencë të papranueshme ndërmjet proceseve gjyqësore me natyrë të ndryshme”.
Sipas trupës gjykuese, shkeljet e pretenduara gjatë procedimit penal “kontrollohen dhe garantohen që të jenë proporcionale dhe të ligjshme, nga mbikëqyrja gjyqësore e gjykatave penale në vend”.
Pak ditë pas zbardhjes së vendimit, më 13 gusht 2026, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës, të dy palë në këtë proces, njoftuan ankimimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, duke kërkuar shqyrtimin në themel të dekretit presidencial.
Një interes “i tërthortë” dhe Bashkia si palë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme.
Bashkë me Veliajn janë dërguar për gjykim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-së, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes të cilëve biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.
Ndryshe nga gjykimi penal, i cili është shtyrë për muaj të tërë për shkak të mungesës së avokatëve të mbrojtjes dhe një mori kërkesash procedurale, procesi administrativ i regjistruar në 22 janar 2026 u zhvillua me praninë e Veliajt.
Në 4 seanca që u zhvilluan nga prilli në korrik, gjykata u mor kryesisht me saktësimin e padisë dhe shqyrtoi legjitimitetin e palëve. Më 24 korrik, gjyqtari vendosi fillimisht të rrëzojë kërkesat e shoqatës “Asociacioni Kombëtar Media dhe Drejtësi” që pati kërkuar të ndërhyjë në gjykim në krah të Veliajt dhe më pas vendosi të rrëzojë në tërësi padinë pa u futur në themel, duke lënë të kuptohej se procesi po përdorej për të goditur hetimin dhe gjykimin penal.
Në vendimin e saj të arsyetuar, Gjykata Administrative theksoi se padia e Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës rrëzohet pa u futur në themel për shkak të mungesës së legjitimimit procedural të paditësve. Gjykata argumentoi thellësisht mbi teorinë e interesit, duke theksuar se akti administrativ i nxjerrë në vitin 2008 nuk cenonte asnjë interes të drejtpërdrejtë të palëve, në këtë rast të Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës.
“Ky interes nuk mund të jetë hipotetik, abstrakt apo i tërthortë, por duhet të jetë aktual, personal, i drejtpërdrejtë dhe i ligjshëm i cenuar nga pasojat juridike që burojnë nga akti administrativ objekt kundërshtimi, i cili është i lidhur me faktin se pa ndërhyrjen e gjykatës pala do të pësonte një dëm”, thuhet në arsyetimin për mungesën e interesit.
Më tej, gjykata saktësoi se cenimi i pretenduar duhet të jetë i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm dhe jo i tërthortë. “Interesi aktual dhe i drejtpërdrejtë nënkupton që cenimi nga pasojat e aktit administrativ jo vetëm që duhet të ketë lindur dhe të jetë i pranishëm në momentin e paraqitjes së padisë, por ky cenim duhet të ketë lindur që nga momenti i nxjerrjes së aktit administrativ”, thuhet në arsyetim.
Gjykata vë në dukje se fakti që interesi i pretenduar ka lindur vite pas dekretit të emërimit të kontestuar është “pasojë e përfshirjes së paditësit në një procedim penal të zhvilluar nga prokurori i emëruar me këtë dekret”. Në arsyetim, gjykata është e qartë se një interes i tillë lind si “pasojë e ushtrimit të funksionit nga prokurori dhe jo e vetë aktit administrativ të emërimit”.
Në vijim, gjykata bën me dije se Veliaj nuk e kishte kontestuar legjitimitetin e emërimit të prokurorit në procesin penal, ndërsa sqaron se për sa kohë vijon procesi ndaj tij në GJKKO, kryebashkiaku do duhej t’i drejtohej kësaj të fundit.
“Në këtë kuptim, çdo cenim i të drejtave të paditësit lidhet jo me aktin e emërimit të prokurorit, por me mënyrën e zhvillimit të procedimit penal, i cili mund të kundërshtohet brenda mekanizmave dhe garancive të parashikuara nga legjislacioni penal dhe procedural penal”, thuhet në arsyetim.
Pjesa më e ashpër e vendimit i rezervohet pretendimit të Bashkisë së Tiranës, e cila iu bashkëlidh Veliajt në këtë padi. Institucioni kishte argumentuar se masa e sigurisë e caktuar ndaj kryetarit “ka sjellë vështirësi dhe anomali në administrimin e institucionit, duke ndikuar në vazhdimësinë, efektivitetin dhe ushtrimin normal të kompetencave të tij”.
Gjykata e zhvlerësoi këtë pretendim si abuziv dhe thellësisht të pabazuar në logjikën e shtetit të së drejtës, duke theksuar se: “në këtë kontekst, kjo situatë përbën një absurditet juridik dhe institucional që një organ publik të pretendojë, nëpërmjet një procesi gjyqësor administrativ, cenimin e funksionimit të tij për shkak të procedimeve penale të zhvilluara ndaj funksionarëve të tij”.
Sipas gjyqtarit Balliu, interesi i institucionit shtetëror, dhe për rrjedhojë, interesi i shtetit si dhe shtetasve është “që të procedohen dhe ndëshkohen penalisht punonjësit që abuzojnë me detyrat që ushtrojnë pranë institucionit shtetëror”.
Gjyqtari ka kritikuar në arsyetim ndërhyrjen e bashkisë duke thënë se përfshirja e saj në këtë padi është e pajustifikuar “për të mos thënë abuzive”.
Gjykata po ashtu vuri në dukje se pretendimet e paditësve bazuar në Kodin e Procedurave Administrative nuk ishin të vlefshme për sa kohë emërimi i prokurorëve rregullohet nga ligji 96/2016 “Për statusin e magjistratit”, i cili e bën të qartë se çështja mund të referohet në gjykatë vetëm kur konflikti “krijohet ndërmjet organit kompetent të emërtesës dhe subjektit të emëruar…”.
Pretendimet e palëve dhe apelimi
Të pakënaqur me refuzimin e gjykatës për të shqyrtuar çështjen në themel, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës e kanë ankimuar vendimin duke e akuzuar trupën gjykuese për shmangie të së vërtetës. Në thelb të apelimit të tyre qëndron akuza se gjykata nuk i dha përgjigje pyetjes nëse një person i emëruar, sipas tyre, në kundërshtim me kriteret ligjore mund të ushtrojë pushtetin penal në emër të shtetit.
Duke pretenduar se në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës — një situatë që ata e cilësojnë si “pavlefshmëri absolute” — paditësit i kërkojnë Gjykatës së Apelit të thyejë “mbrojtjen institucionale” ndaj magjistratit, duke kërkuar që të mos ketë “asnjë imunitet për kryetarin e Bashkisë, por asnjë imunitet nga kontrolli gjyqësor për prokurorin”.
Ndërkohë, gjatë përballjes në shkallën e parë, mbrojtja e prokurorit Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, kërkuan rrëzimin e padisë me argumentin se dekreti i emërimit është thjesht një akt individual. Përfaqësuesit e Dados theksuan se ky akt nuk i imponon Bashkisë së Tiranës asnjë detyrim dhe nuk i cenon buxhetin apo funksionet e saj. Ata paralajmëruan gjithashtu se pranimi i një padie të tillë do të hapte rrugën për një konflikt të përhershëm institucional, ku çdo organ publik do të mund të sfidonte aktet e tjetrit, duke rrezikuar stabilitetin e sistemit juridik. Nga ana e saj, KLP theksoi se nuk gëzon asnjë kompetencë ligjore apo kushtetuese për të shfuqizuar dekretet e Presidentit të Republikës. /Reporter.al/
Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, n...
“Marr 60 mijë-70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. ...
38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit francez Miguel Mendez n&...
l 20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për nj&eum...
Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, ...
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raport...
Një grup banorësh nga zona e Yzberishtit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim serioz për ndotje...
Një qytetar nga zona e Pukës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim për zjarret që prej kat&...
Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin francez 20-vjeça...
Paratë e krimit dhe grupeve kriminale kanë gjetur strehë në sistemin bankar. Këtë e tregon edhe bilanci i fundit i SPAK, ku vet&...