Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Prokuroria: Bashkëshorti i Elisabeta Matajt rezulton me 340 hyrje në kazino

Ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, është lënë në masën e sigurisë 'arrest në burg' nga Gjykata e Durrësit, pasi dyshohet për veprën penale 'Vjedhja duke shpërdoruar detyrën', kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, për dy të dyshuarat e tjera, Valbona Duni dhe Paola Danaj, gjykata vendosi masën 'arrest në shtëpi'.
Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti të dhëna nga hetimi, sipas të cilave Mataj rezulton të ketë hyrë 335 herë në kazino, ndërsa bashkëshorti i saj 340 herë. Hetuesit referuan gjithashtu edhe shuma të dyshuara të luajtura në dy kazino në Tiranë, të cilat po verifikohen në kuadër të hetimit.
Përballë këtyre pretendimeve, Mataj pranoi se frekuenton kazinotë, por mohoi që kjo të ketë lidhje me detyrën ose të përbëjë shkelje ligjore.
"Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino", është shprehur Mataj para gjykatës.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi:
Të pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë.
Të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e E.M., V.D. dhe P.D.
Të caktojë ndaj E.M. masën e sigurisë 'rrest në burg'.
Të caktojë ndaj V.D. dhe P.D. masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.
Të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të V.D. dhe P.D. nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale, si dhe ekzekutimin e masave të arrestit në banesat e tyre.
Të lejojë ankimimin e vendimit brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi u shpall në Durrës më 18 korrik 2026.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në unazën e Fierit, shoferi humb kontrollin e BMW-së dhe përplaset me dy makina të parkuara, mbetet i plagosur

Gjendet një motor i braktisur në Sarandë/ Dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit

Tatimet “godasin” turizmin në pikun e sezonit, bizneset denoncojnë bllokim të aktivitetit dhe dëme ekonomike

Vodhën miliona lekë të pensioneve/ Ish-drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës: Vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te "...

Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari shqiptar





