Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit
AKTUALITET

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

P
Piranjat18 April 2026, 12:51 · 1 min lexim
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjtet sociale u ka bërë thirrje forcave të tjera opozitare të bashkohen me Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës nuk e përjashtoi mundësinë edhe të ngritjes së një çadre në shesh.

I pyetur nga një qytetar për mundësinë e ngritjes së një çadre në shesh për të ndryshuar strategji, Kryedemokrati deklaroi se çdo variant do studiohet.

“Çdo variant do studiohet, por gjë një është e sigurt, ne nga protesta nuk heqim dorë. Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare. Unë i bëj thirrje është koha të veprojmë së bashku kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne. Shikoni cfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë. I bëj thirrje intelektualëve dilni nga konformizmi tuaj. Ju në Universitet nuk keni atë liri që kemi pasur ne në diktaturë. Ju bëj thirrje studenteve. Pensionistëve i bëj thirrje pensionistëve që të bashkohen”, tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.