Administrativja refuzoi shqyrtimin e padisë, Veliaj ankimon në Apel vendimin për Ols Dadon

Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e 24 Korrikut të Shkallës së Parë, e cila nuk pranoi që të shqyrtonte në themel padinë ndaj Prokurorit Ols Dado.
Në një komunikatë për mediat, Veliaj thekson se gjykata nuk i dha përgjigje pyetjes nëse një person mund të ushtrojë pushtetin penal të shtetit, kur pretendohet se është emëruar në kundërshtim me kriteret urdhëruese të ligjit.
Veliaj argumenton se në momentin e emërimit në vitin 2008, Dado nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk plotësonte kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror.
Veliaj pretendon se gjykata e mbylli çështjen për mungesë legjitimimi, pa verifikuar nëse akti i emërimit ishte absolutisht i pavlefshëm.
Gjykata Administrative, në vendimin e 24 korrikut, u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja për emërimin e Ols Dados si Prokuror nuk merret në shqyrtim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pajisjet mjekësore, KLSH: 90% e rekomandimeve të pazbatuara në spitalet publike

Në pikun e vapës, disa zona të Durrësit pa ujë

Kur Fan Noli i kërkonte Amerikës të njihte qeverinë e Mbretit Zog në mërgim

"Largohu"/ Alarm në Abaze të Krujës! Shkëputen gurët nga mali, rrezikohet jeta e zjarrfikësve dhe banorëve

Situata nga zjarret/ Vijon lufta me flakët në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe Gjinoqare

Zjarri në lagjen Abaze të Krujës mbetet aktiv, flakët afrohen pranë banesave

Këmbimi Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Ushtria lë pas rrugët dhe ujësjellësit në financimet e buxhetit, 70 milionë euro në 6-mujor





