AKTUALITET

Afera e AKSHI-t, Klodiana Lala paralajmëron "rrëzimin e qeverisë": Shima i dërgoi zonjës Karçanaj një shumë prej 200.000 eurosh të kamufluar në kuti vere

Piranjat Përditësimi i fundit 23 April 2026, 22:07
Afera e AKSHI-t, Klodiana Lala paralajmëron "rrëzimin e

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbi aferën e AKSHI-t, duke e cilësuar si një nga dosjet më të mëdha të dekadës së fundit. Sipas saj, kjo është një çështje shumë komplekse që nis nga abuzimi me tenderat dhe përfshin veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Hetimet lidhen me pastrim parash, qarkullim të miliona eurove, kërcënime, shantazhe dhe madje edhe rrëmbime biznesmenësh. Lala thekson se nëse kjo aferë hetohet deri në fund, mund të çojë deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare.

'Afera e AKSHI-t konsiderohet në këndvështrimin tim, por edhe të prokurorëve që po merren me çështjen, ndër aferat më të mëdha që mund të ketë ndodhur të paktën në 10-vjeçarin e fundit. Është një dosje shumë komplekse sepse nis që nga abuzimi me tenderat, krimi i grupit të strukturuar kriminal që vepronte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Më pas shkohej në veprën penale të pastrimit të parave, qarkullimit të miliona eurove dhe deri tek kërcënimet, shantazhet dhe rrëmbimet e biznesmenëve të ndryshëm. Nëse kjo aferë hetohet deri në fund, patjetër që në këndvështrimin tim mund të shkojë deri në rrëzimin e qeverisë shqiptare", tha Lala.

Në lidhje me Mirlinda Karçanajn, ajo përmend pasurinë e saj të parë në rrugën Dervish Hima, pranë stadiumit “Air Albania”. Bëhet fjalë për një kontratë qiramarrjeje mes kompanisë së ndërtimit të administruar nga Orest Sota dhe zonjës Karçanaj. Sota është i njohur si personi që dikur u kap me rreth 600 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai pretendon se kontrata u lidh për shkak të miqësisë me Ergys Gasin, gjë që provohet nga hyrje-daljet e tij në zyrë të dokumentuara me kamera inteligjente.

“Në lidhje me zonjën Karçanaj, pasuria e parë është në rrugën Dervishima, pra tek stadiumi. Është një kontratë qiramarrjeje mes një kompanie ndërtimi me administrator Orest Sota. Kush është Orest Sota? Është njeriu që dikur u kap me një shumë prej 600 e ca mijë eurosh dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në Elbasan. Sota ka lidhur kontratën me zonjën Karçanaj, ku shuma është minimale në raport me vlerën e tregut. Ai pretendon se e ka lidhur për shkak të miqësisë me Ergys Gasin, gjë që provohet nga videot e hyrje-daljeve në zyrën e tij.”-tha Lala

SPAK, megjithatë, dyshon se kontrata është fiktive dhe se apartamenti është blerë për shkak të lidhjes së ngushtë mes Karçanajt dhe Ergys Gasit. Sipas akuzës, ata paracaktonin tendera dhe favorizonin kompaninë “Soft and Solution” të Ermal Beqirit, si dhe kompani satelite të kontrolluara prej tij.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu dyshime se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, i zhdukur në mënyrë misterioze për dhjetë orë në vjeshtën e kaluar, i ka dërguar Karçanajt një shumë prej 200 mijë eurosh të kamufluar në kuti vere. Këtë fakt e ka dëshmuar vetë Shima, i cili ka treguar se zonja Karçanaj e udhëzonte për paracaktimin e tenderave.

“SPAK pretendon dhe këtë mbetet për ta provuar hetimi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u zhduk në mënyrë misterioze për dhjetë orë vjeshtën e vitit të kaluar, i ka dërguar zonjës Karçanaj një shumë prej 200.000 eurosh të kamufluar në kuti vere. Në pamje të parë duket si një gjë jo normale, por këtë dëshmi e ka dhënë vetë Daniel Shima, i cili ka treguar se ishte zonja Karçanaj që e udhëzonte për paracaktimin e tenderave", tha gazetarja.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 23 April18:17

Amanetet e Rexhep Qoses!

Në letrën e tij të fundit drejtuar nipit të tij Valjetit, akademiku i ndjerë Rexhep Qosja, ka lënë amanetin e fundit që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?