Aferat e rilindjes, Kayo, shëndetësia/ Meta: Rama darkon me këta njerëz, Yeffet, Sany dhe pastaj u jep llokma Shqipërie

Eftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv ka qene gazetarja Ambrozia Meta e cila gjatë bisedës ka komentuar edhe aferën Kayo por edhe sjelljet e kreut të qeverisë që u jep pronat e shqiptarëve dhe i përdor këta biznesmenë të dyshime edhe për lobime.
Ndërkohë që për strategjitë e Ramës për të shuar revoltën qytetare, Meta tha gjatë bisedës me Flavio Qarrin se prania besnike është një perfeksionim akoma më i madh i rrjetetit të patronazhimit
Flavio Qarri: Ti e njeh Ramën, e mbulon veprimtarinë e Ramës, Ambrozia. Pyetja ime është. Se këtu duket se ka një ngërç në perceptimin publik. A janë këto veprime në një shkallë emergjence të kryeministrit për jeten e tij post kryeministrore. Pra të vazhdojë të jetë pronari i Shqipërisë pa pushtetin politik. Apo ne jemi duke arsyetuar mbi bazë dëshire dhe deduksioni normal logjik dhe këto veprime janë krejt normale për dike që është më shumë se pronar, edhe mbret dhe nuk ndërmend kurrsesi dhe as nuk është në pozita vështirësie për të ikur.
Ambrozia Meta: Jo kanë qenë plane afatgjata në fakt. Përpra se Roni Yeffet të bëhëj kaq i famshëm, një koleg i imi më ka folur për këtë. Në fakt Roni Yeffet nuk ka hyrë në një marrëveshje me Ramën që vetëm këta të dy të fitojnë para me njëri tjetrin. Rama e ka paguar ose ja ka dhënë këto koncesione edhe për të lobuar jashtë.
Flavio Qarri: Si shërbime ekstra.
Ambrozia Meta: Pra janë shërbime lobimi. Në rrethe të ndryshme është një biznesmen izraelit dhe ne e dimë që ky lloj lobi është shumë i fuqishëm edhe në Amerikë. Pra arsye se pse ka hyrë Rama në një marrëveshje me Roni Yeffet kanë qenë çështje të lobimit. Tani se çfarë janë këto çështje të lobimit. Ne e kemi para në rastin McGonigal, për të kapur le të themi subjekte të ndryshme edhe të SPAK, edhe për këtë.
Flavio Qarri: Si për këtë?
Ambrozia Meta: Për të lobuar për të kapur drejtësinë. Ne e dimë që në SPAK ka edhe misione ndërkombëtare që kanë influencë në SPAK. Kështu që marrëdhënia e Ramës me Rony Yeffet ka nisur për çështje lobimi dhe ai prandaj ja ka dhënë këto gjera. Në atë kohë më kanë thënë që Rama do ti jepte, Yeffet një koncesion tjetër. Ka qenë një çeshtje e pensioneve që do të kalonin në banka. Nuk ndodhi ajo. Rama i dha ushtrinë pastaj filloi e futi edhe në sektorë të tjera.
Dua të them edhe diçka tjetër për çështjen e shëndetësisë duke qenë se kjo është një skeme që po shkon edhe atje. Dy netë përpara se ish ministrja e shëndetësisë, Evis Sala të jepte dorëheqjen, Rama ka qenë në darkë në një nga vilat qeveritare me këtë biznesmenin Sany që pritet të marrë. Ky është një njeri që nuk fshihet, i bën gjerat pa frikë pa patur nevojën që të justifikojë. Darkon me këta njerëz dhe pastaj u jep llokma Shqipëri u jep pushtet e hyjnë në ministri.
Ky është një plan I gjatë Ramës dhe nuk është se po bën vetëm tani gjatë kohës së protestës. Ai u bën këto, aleanca, jap gjëra që të qëndrojë sa më gjatë në pushtet. Kështu që në këtë kuptim është plan i kahershëm i tij. Siç kanë qenë lobimet. Siç ka qenë mania e tij për të shkatërruar opozitën. Pra ka punuar në shumë fronte. Këtej për të kapur drejtësinë, këtej për të shkatërruar opozitën dhe këtej duke u munduar që të rrisë sa më shumë influencën. Shihe gjënë tjetër që po bën. Prania besnike nuk është vetëm një propagandë që Rama po bënë për të mbytur revoltën qytetare. Po ta shikosh prania besnike është një perfeksionim akoma më i madh i rrjetit të patronazhimit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e Egli Progës në 2024, nis gjyqi në Gjykatën e Korçës. Këta janë personat e akuzuar

ISSH paralajmëron qytetarët për SMS mashtrues: Mos klikoni në link dhe mos jepni të dhëna personale

13 gëzhoja në vendngjarje/ Kush e vrau “Tanin e Ruzhdiut” në Sarandë? Policia merr në pyetje 20 persona

Aksident i rëndë në Bradashesh-Peqin, humb jetën një grua 60-vjeçare

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera





