Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuara

P
Piranjat29 July 2026, 21:20 · 1 min lexim
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret. Instituti i Gjeoshkencave ka vënë më dijeni Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për rritjen e ndjeshme të temperaturave dhe për rrezikun në rritje nga zjarret në pyje përgjatë periudhës 29 korrik – 2 gusht 2026.

​Rritja e temperaturave shton ndjeshëm rreziku nga zjarret në pyje, rrezik i cili arrin pikun maksimal ditën e diel. ​Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile qarqet me rrezik të lartë janë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Vlora dhe Gjirokastra ku termometri do të shënojë vlera ekstreme.

Për të gjitha qarqet e tjera të vendit, ditën e diel parashikohet nivel rreziku “I MODERUAR”. ​Sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë rritje deri ditën e shtunë (1 gusht), ku do të arrihet edhe vlera maksimale prej 39.5°C: Në zonat e ulëta temperaturat do të arrijnë pikun deri në 39.5°C (veçanërisht në bashkinë Peqin). Zonat bregdetare pritet që temperaturat të rriten deri në 38.9°C. Ndërsa në zonat kodrinore temperaturat do të kapin deri në 38.3°C, ndërsa në ato malore deri në 33.3°C.

​Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se ulja e temperaturave nis në datën 3 gusht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.