Agjentë të krijuar me IA mund të manipulojnë zgjedhjet

Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inteligjencës Artificiale. Studiuesit paralajmërojnë se rrjetet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale mund të punojnë së bashku, të koordinojnë fushata dezinformimi gjatë zgjedhjeve, duke vërshuar në mediat sociale me propagandë, në mënyrë të pavarur dhe në shkallë të gjerë dhe të ndikojnë opinionin publik.
Eksperiment me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Në një studim të kohëve të fundit shkencëtarët e testuan këtë fenomen në një platformë sociale të simuluar, të ngjashme me platformën X. Ata krijuan me Inteligjencë Artificiale 50 agjentë, 40 syresh vepruan si përdorues të rregullt dhe 10 të tjerët si operatorë që kishin si qëllim promovimin e një kandidati fiktiv.

Shkencëtarët testuan tre skenarë: agjentë me një qëllim të vetëm; agjentë që i njihnin shokët e tyre të ekipit dhe agjentë që mund të planifikonin strategji së bashku.
Rezultati kryesor i eksperimentit ishte se thjesht të dije se kush ishte në të njëjtin ekip, ishte e mjaftueshme për të krijuar një sjellje të koordinuar, pothuajse aq frytdhënëse sa planifikimi së bashku.
Produkti ishte thuajse njësoj si bisedat e vërteta online: mendime të ndryshme, përgjigje dhe mbështetje në rritje rreth një mesazhi të vetëm.
Kjo risi është shumë e ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve. Metodat e vjetra robotike ndjekin skenarë të thjeshtë: “postoni këtë, ricikloni atë”, duke i bërë më të lehtë për t’u zbuluar.
Kurse sistemet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale ngjasojnë më shumë me përdoruesit e vërtetë.
Rrezik me pasoja ende të paparashikueshme
Edhe pse ky ishte vetëm një simulim, pasojat janë reale. Sisteme të tilla mund të formësojnë opinionin publik dhe të rrisin përçarjen në zgjedhjet e ardhshme.
Dhe ato mund të jenë shumë më të vështira për t’u zbuluar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë që postojnë llogaritë individuale, por edhe me mënyrën se si rrjetet e llogarive veprojnë së bashku. Dhe është ende e paqartë, nëse platformat mund ta përballojnë këtë./DW
Lexo edhe
AKTUALITET
Klani i mikut të Ramës/ Gazeta meksikane: Mafia shqiptare depërton në Meksikë, janë ekspertë të pastrimit të parave

Shkrumbohet gjatë natës një bujtinë në Librazhd, dëme të mëdha materiale

Nga Franca në Itali për të marrë motrën, vjehrri godet me thikë 20-vjeçarin shqiptar. Detaje nga sherri i dhunshëm

VIDEO/ Avioni i linjës Vjenë-Tiranë bën ulje emergjente! Ja shkaku

Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Joan, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë në kryeqytet





