Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Agjentët imobiliarë: Rritja e qirave nga kërkesa e lartë, oferta e kufizuar dhe ndikimi i turizmit

P
Piranjat 9 August 2026, 08:42 · 5 min lexim
Agjentët imobiliarë: Rritja e qirave nga kërkesa e lartë,

Agjentët imobiliarë theksojnë se faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimeve të qirave është kërkesa e turistëve të huaj për apartamente apo vila me qira ditore të dhëna nëpërmjet platformave ndërkombëtare.

Rritja e kërkesës nga turistët, sipas tyre, vijon të ndikojë në rënien e ofertës për strehim afatgjatë dhe rritje të çmimeve të qirave.

Zhvillimi i turizmit dhe përdorimi i platformave si Airbnb kanë bërë që shumë pronarë të zgjedhin këtë model, për shkak të fitimeve më të larta krahasuar me qiratë afatgjata.

Si rezultat, numri i banesave të disponueshme për qiramarrësit rezidentë është reduktuar, veçanërisht në zonat më të kërkuara të kryeqytetit.

Sipas të dhënave nga AirDNA, një njësi të dhënash që analizon net-qëndrimet e platformave akomoduese online (Airbnb, një pjesë nga Booking dhe Expedia) deri në fund të muajit mars 2026 arriti në 27 mijë njësi të listuara për t’u dhënë me qira ditore, nga vetëm 3 mijë që ishin pak vite më parë.

Nga këto, 10.3 mijë njësi të dhëna me qira apo 38% e totalit janë në Vlorë dhe Sarandë, 5.3 mijë në Tiranë, 4 mijë njësi në Durrës dhe 1.4 mijë në Golem.

Edhe për CEO-n e agjencisë imobiliare “CPM”, Dritan Leka, faktori kryesor që po ndikon te rritja e çmimit të qirave është ndikuar nga rënia e ofertës për pronë për strehim afatgjatë nga përdorimi i tyre për Airbnb.

Megjithatë, sipas tij, shtrenjtimi i çmimit mesatare te qiratë po ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, përfshirë rënien e Euros dhe rritjes së kërkesës për strehim nga vendasit dhe të huajt.

“Mendoj se ka qenë një nga faktorët më të rëndësishëm që ka ndryshuar tregun në vitet e fundit.

Shumë pronarë kanë kuptuar se përmes Airbnb ose platformave të ngjashme mund të gjenerojnë të ardhura më të larta, sesa nga një kontratë afatgjatë dhe kanë vendosur të ndryshojnë modelin e përdorimit të pronës.

Si rezultat, numri i apartamenteve të disponueshme për qira afatgjatë është reduktuar, veçanërisht në zonat më të kërkuara të Tiranës dhe në qytetet turistike. Kjo ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi çmimet.

Nga përvoja jonë në “Century 21”, rritja e çmimeve të qirave nuk është pasojë e një faktori të vetëm, por e kombinimit të disa zhvillimeve që kanë ndodhur njëkohësisht në treg.

Së pari, kërkesa për apartamente me qira, veçanërisht në Tiranë, është rritur ndjeshëm, ndërkohë që oferta nuk ka ndjekur të njëjtin ritëm (apartamente ready to use).

Së dyti, një pjesë e konsiderueshme e apartamenteve që dikur jepeshin me qira afatgjatë janë orientuar drejt platformave si Airbnb, për shkak të rritjes së turizmit dhe të fitimeve më të larta që mund të sigurojnë pronarët.

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është edhe kursi i këmbimit të Euros. Forcimi i Lekut ka bërë që shumë pronarë të rrisin vlerën e qirasë në Euro ose të kërkojnë pagesa në Lek të indeksuara me një nivel më të lartë, për të ruajtur të njëjtin nivel të ardhurash që kanë pasur më parë”, pohon ai.

Po ashtu, drejtuesi i “CPM”, Dritan Leka, thekson se ritmet e rritjes së qirave janë përshpejtuar gjatë dy-tre viteve të fundit.

“Krahas turizmit, në këtë tendencë kanë ndikuar edhe shtimi i të huajve që zgjedhin të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, rritja e kostove të ndërtimit, shtrenjtimi i pronave dhe luhatjet e kursit të këmbimit të Euros. Forcimi i Lekut ka shtyrë, shumë pronarë të rrisin çmimet e qirave për të ruajtur nivelin e të ardhurave”./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.