Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

AGSH dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës para Parlamentit: Të nisë menjëherë hetimi

P
Piranjat 2 July 2026, 16:33 · 2 min lexim
AGSH dënon sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestës para

Incidentet, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), kanë përfshirë si ndërhyrje dhe përdorim force nga ana e policisë, ashtu edhe akte dhune apo intimidimi nga protestuesit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në terren dhe për ushtrimin e lirë të profesionit të tyre në kushte proteste. Sulmet ndaj punonjësve të mediave kanë ardhur si nga Policia e Shtetit, ashtu edhe nga protestuesit.Sipas AGSH-së, disa nga rastet janë dokumentuar me pamje filmike, ndërsa janë regjistruar edhe episode ku protestues kanë ushtruar dhunë apo kanë penguar ekipet mediatike gjatë ushtrimit të detyrës.

Mbështetur në këto incidente AGSH dënon ashpër çdo formë dhune ndaj gazetarëve, duke theksuar se sulmet ndaj medias përbëjnë cenim të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

Organizata thekson se gazetarët nuk janë palë në protestë, por janë në terren për të dokumentuar ngjarjet, ndaj siguria e tyre duhet të garantohet nga të gjitha palët.

AGSH i bën thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të nisë menjëherë hetime për përdorimin e mundshëm të pajustifikuar të forcës ndaj gazetarëve dhe të mbajë përgjegjës çdo efektiv policie të përfshirë. Gjithashtu, u bën thirrje protestuesve të respektojnë punën e medias dhe të shmangin çdo formë intimidimi apo sulmi ndaj gazetarëve.

Dhjetëra qytetarë, për të dytën herë radhazi këtë javë, kanë protestuar në hyrje të Parlamentit duke hedhur vezë drejt deputetëve të Partisë Socialiste në pushtet, ndërkohë që vijojnë prej më shumë se një muaji protestat masive të përnatshme kundër qeverisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anullimin e ligjeve që I kanë hapur rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, duke marr shkas nga planet për ndërtime masive në Zvërnec, në një projekt të lidhur me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner. /BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.