Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

AGSH denoncon incidentin në Durrës: Policët i marrin telefonin gazetares dhe i fshijnë pamjet

P
Piranjat22 September 2026, 16:40 · 2 min lexim
AGSH denoncon incidentin në Durrës: Policët i marrin telefonin

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas një incidenti të raportuar sot në Durrës, ku gazetarja, Albana Aliaj, pretendon se është penguar gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas dëshmisë së gazetares, ajo ndodhej në një vendngjarje ku Policia e Shtetit po zhvillonte një operacion, kur është rrethuar nga disa efektivë policie të maskuar dhe të paidentifikuar. Sipas saj, efektivët i kanë marrë nën presion telefonin celular dhe i kanë fshirë materialet filmike që kishte regjistruar.

AGSH e cilëson ngjarjen si “të papranueshme dhe alarmante”, duke theksuar se, sipas dëshmisë së gazetares, efektivët ishin në dijeni se ajo ishte në vendngjarje për të ushtruar detyrën e saj.

“Policia nuk mund të vendosë se çfarë duhet të filmojë një gazetar dhe as të fshijë materialet e tij gazetareske”, shprehet AGSH.

Organizata e gazetarëve kërkon nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit një sqarim të menjëhershëm dhe publik të incidentit, si dhe identifikimin e efektivëve të përfshirë.

AGSH kërkon gjithashtu marrjen e masave përkatëse nëse konfirmohen veprimet e denoncuara nga gazetarja.

Sipas Asociacionit, filmimi dhe dokumentimi nga gazetarët i veprimeve të Policisë në hapësira ku raportimi është i ligjshëm, për sa kohë nuk pengohet operacioni policor, është pjesë e rëndësishme e punës së medias dhe garantimit të transparencës për publikun.

“Policia e Shtetit duhet të garantojë sigurinë e gazetarëve, jo të pengojë, frikësojë apo ndërhyjë në punën e tyre”, përfundon reagimi i AGSH-së.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.