AKTUALITET

Ahmetaj: Karlo Bolino është shqepur në para nga Rama, i fali tokën që e kompensoi 2.9 mln euro

Piranjat Përditësimi i fundit 8 January 2026, 22:36

Ahmetaj: Karlo Bolino është shqepur në para nga Rama, i fali

Ish-zv/kryeministri, ka akuzuar Edi Ramën se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon. Ahmetaj akuzoi Karlo Bolinon se është shqepur në para nga Edi Rama, ndërsa denoncoi faktin se, tokën të cilën shteti e shprohësoi me 2.9 mln euro, kreu i qeverisë ja fali Karlos.

Çim Peka: Do flasim për katër depozita.

Arben Ahmetaj: Dhe, prit, jo, jo.

Çim Peka: Bashki, infrastrukturë...

Arben Ahmetaj: Do vij unë, do vij unë tani shpejt.

Çim Peka: AKSHI...

Arben Ahmetaj: Po. Çështja e Beketit. Pse nuk e heton Altin Dumani? Çfarë problemi ka që s'e heton? Pse s'e hetojnë SPAK-u? Pse nuk duhet të bëj unë fajtor Altin Dumanin, se ai e ka personale me mua? Jo, SPAK-u. Janë 130 milionë zoti Peka. Janë për shkak të egos perverse të kryeministrit aktual dhe SMS-ve të tij kërcënuese. Janë në dosje. Ta kërkojë mor SPAK-u, ta kërkojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare komerciale në Nju Jork. Në dosje janë ore dhe print screen. Vetëm se këtu më duhet, më kujtohet një intervistë e juaja.

Çim Peka: Pas vendimit të parë, kur u dënua Shqipëria me 130 milionë euro, keni thënë që ato para nuk do t'i marrë Beketi. Nuk ja jepja unë po të isha ministër i financave. Po ti e dije që ato ishin në dosje të SPAK-ut?

Arben Ahmetaj: Nuk ja jepja, jo mo e kam marrë vesh tani se mi kanë, mi kanë dërguar mua. Unë kam, e di ti çfarë më ka ardhur mua?

Çim Peka: Pse nuk e jepet, ti nuk do zbatoje një vendim të gjykatës europiane?

Arben Ahmetaj: Ore ishim në vështirësi financiare, ishim gjatë tërmetit. Mirë mo do gjeja, po nuk do bëja unë këtë që ndodh. E para njëherë, nuk isha unë shkaktar, nuk e kam nisur unë punën. Një sekondë. Unë po flisja si ministër i financave, nuk po flisja si shkaktar. Shkaktar është kreu i organizatës. Nuk i ka pëlqyer media e Beketit, e ka gri, e ka kërcënuar. Ai i ka marrë print screen, i ka vënë aty, ka fituar dëm. Po mirë mo, ku ke parë ti mo, në çfarë vendi ke parë ti që këtë Irfan Hysenbelliut i premtohet privatizimi, i premtohet realokimi, ë dhe pastaj i shkatërrohet hoteli, vetëm se ky nuk ka qëndruar ë siç do ti. Dhe në anën tjetër ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë.

Dhe për t'i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos. Çfarë janë këto sjellje mo? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje, e kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos, ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon. Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen. A, ka dhe një gjë tjetër, se është e bukur kjo puna e turpit. E di çfarë bën kreu i organizatës? Kreu i organizatës turpin e kalon përtej turpit, fajin e kalon përtej fajit. Do ju tregoj te Kajo, te dosja e Kajos. E ka stil. Ku e ke parë ti këtë mo? Ky është frymëzimi për integrimin. Njërin e merre e varrosi, i prishe hotelin, i vë gjoba se ky s'të dëgjon, se ti s'e pëlqen këtë. Fenomeni është që një pronar media që ty nuk të rri, ti e shkatërron. Një pronar media që ty të rri, e kërcënon dhe i jep çfarë të duash ti. Një pronar tjetër media e bën investitor strategjik. Domethënë, si të dojë qejfi ty, se ti je Kim Jongu. Kjo është gjithë historia. Pra, po këto janë gjëra shumë të rëndësishme për t'i thënë.

Dhe rasti i Beketit është fenomen më, përveç se ka dëm në buxhet. Dhe SPAK-u nuk e ka hetuar. SPAK-u vjen, pyet akoma, po Arben Ahmetin e ke njohur ti? Nuk kam gjë unë. Kanë kërkuar, ka kërkuar vetë Edi Rama, Anila Denaj, të gjitha kanë kërkuar, ë është marrë me Prokurorinë e Fierit Plaçkica, ë është marrë Engjëll Agaçi, ky që është koordinator i korrupsionit, është marrë me të gjitha për të gjetur se çfarë kam bërë unë, s'kam bërë asgjë. Po të kisha bërë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?