AKTUALITET

Ahmetaj për SPAK-un: Ka çmontuar vetëm bullonat, struktura e Ballukut dhe Ramës është më e fortë se kurrë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2026, 14:01

Ahmetaj për SPAK-un: Ka çmontuar vetëm bullonat, struktura e

Arben Ahmetaj ka ashpërsuar akuzat ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut, duke deklaruar se struktura e pushtetit nuk është prekur dhe se hetimet kanë prekur vetëm elementë të veçantë. Ai përmendi Belinda Ballukun, tenderat, Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Kadastrën, raportet e KLSH-së dhe një seri çështjesh që, sipas tij, tregojnë për një dëm të madh financiar ndaj shtetit.

Çim Peka: Më lër të, të, jo të replikoj, po të informoj. Ata që thonë ne mbështesim protestën, ata që kanë thënë pra opozita, megjithëse segmentet e saj po orientohen më shumë ndaj opozitës sesa ndaj Ramës, ata absolutisht i kanë dërguar njerëzit aty. Dhe ditën që kjo opozitë, me gjithë mëkatet e veta, po të bënte tërheqjen që të mos merrte pjesë në protestë, ajo protestë ngelej më keq se Adriatik Lapajt, se janë tre, katër persona që kanë futur mikrofonin në gojë dhe duan ta privatizojnë, por mos e harro: ata që kanë bërë opozitë në 14 vjet, po flas për popullin, ata e mbajnë këtë protestë, dhe po rriskojnë. Prandaj ata që kanë thënë ne e mbështesim, nuk kanë qenë fake, kanë qenë realë. Kurrë kjo protestë nuk mbahej pa ta.

Arben Ahmetaj: Nuk marr përsipër të them, çfarë kanë thënë është fake apo reale. Nuk mjafton!

Arben Ahmetaj: Nuk mjafton. Ky njeri, përveç se ka prishur rregullat e lojës, ky ka vjedhur dhe fushën e lojës. E ka grabitur. Dhe lojtarët e tjerë sot janë jashtë fushës së lojës me brekë në minus 10 gradë, në aspektin metaforik. Dhe me këtë është qesharake kur diskutoni për territorialen. Që diskutojnë për territorialen, apo për, do vëjë, do vëjë Damjani dhe Oerdi dhe do bëjnë një reformë elektorale. Qesharake. Qesharake.

Po ju them, ti e ke thënë, Mand Shkullaku e ka thënë, Andi Bushati e ka thënë. Nuk ka zgjedhje me këtë dhe trampi të vijë. Pse? Ka vjedhur rregullat e lojës, krimi i organizuar, oligarkët, administrata. Paratë, e kanë zhdukur fushën. Doni t'i shërbeni... s'po të drejtohem ty, i referohem të gjitha forcave. Doni t'i shërbeni? Ndiqni lojën e këtij. Jo zgjedhje lokale, zgjedhjet lokale do t'ju grijë krimi i organizuar.

Pse? Sepse segmentet e SPAK-ut kanë çmontuar bullonat, jo strukturën. Struktura e Belinda Ballukut, dhe e kreut të organizatës, dhe në rrugë, dhe në energji, dhe në kadastër, vazhdon. Struktura nuk është cënuar, Zoti Peka. Struktura është më e fortë se kurrë. Belinda Balluku emëron ministra, emëron ministra, dhe e kërcënon, në qoftë se ia prek ministrat, e kërcënon, e masakruan ish-ministren e Shëndetësisë për një ligj që do të bëjë ky një kartel të vetin.

Po, ja ku jemi. Dhe protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Kush do të jetojë me dinjitet zoti Peka, duhet të jetë në protestë. Dhe kam dhe disa fjalë po edhe për drejtësinë, po edhe për Komisionin Europian. Së pari janë shkelur të gjitha parimet e Bashkimit Europian. Janë shkelur mor të gjitha! Ky thotë ne po negociojmë. Çfarë po negocioni mo? Me kë tallësh ti? Dhe del një deputet i opozitës... jo integrimi, jo... Ej, po flasim për narkoshtet.

Po flasim s'ekzistojnë më tendera, nuk ekziston më ekonomi e lirë. Ka 15 oligarkë që ky i fut, gjithandej nga të dojë ai, u bashkangjit. Njërit i bashkangjit Kajo-n, tjetrit Jet-bankën, tjetrit Portin e Durrësit, tjetrit Portin e Vlorës, tjetrit andej, tjetrit këtej. 15, këta janë. Këta janë, kush punon te Porti i Durrësit, pse nuk ndërhyn SPAK-u atje, pse nuk e bllokon ky? Portin, Marinën e Durrësit. Apo, shkon, pse merret me Portin e Vlorës ai? Do ta grabisi. Dhe e di dhe kujt ka pasur tendencë për t'ia dhënë. E tani vjen vërdallë se i ngelet në dorë. Se Behxhet Pacolli apo kushdo që të jetë, ka për të shkuar në arbitrazh. Dhe ky s'është përgjigjur për Beketin. Edhe vazhdojnë këta të gju-butët. Ore, ke dëmtuar buxhetin e shtetit 132 milionë euro, ti me SMS-të e tua. Përgjigju. Edhe këta të segmentit të SPAK-ut, të thonë dëmin që i kam bërë unë buxhetit të shtetit.

T'i thonë shqiptarëve. Çfarë dëmi i kam bërë? Një firma ime. Ata që tregojnë shqiptarëve, shikoni çik, një nga një. Apo do fërkohet ky në Palacio di Merano me 10.000 euro personi? Ëëë? Edhe do merret me mua, se ku kam udhëtuar unë me gruan time, ëëë? Kjo është, domethënë, kjo është drejtësia? Kjo është drejtësia. Pse s'e marrin këtë, t'i thonë, hajde çik këtu ti! Aa po, thonë aty brenda. Këta thonë brenda, që ky është jashtë sferës. 12 fluturime me çarter. Ka ky burri? Vetëm nga një celular, vetëm nga një celular. Po nuk merremi me këtë. Po ti s'merresh me këtë, po ti vete çfarë, çfarë bën ti si drejtësi? Ti shkon edhe kërkon për plaçkitjen që ka bërë, është kalibër spektakolar, në raport me vjedhjen, ti kërkon pezullim.

Ore çfarë e ke këtë pezullim? Unë e thashë. Pezullimi nuk është autoriteti jot, pavarësisht se ligji i Reformës së Drejtësisë është konfuzuar, siç është konfuzuar gjithë pseudo-reforma. Ç'punë ke ti? Ajo është tagër e kreut të organizatës, që shkon te Bajrami, dhe pastaj shkojnë në Parlament. Shko, kërko imunitetin. E kërkon imunitetin me akuzat e buta, dhe pastaj ky, që është prokuror dhe gjyqtar del atje, që ka thënë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar. Shiko, se kjo s'ka bërë asgjë, kjo s'ka as shtëpi, ky s'ka as shtëpi, ky merr përsipër ky. Ky! Me autoritetin e Perëndisë.

Ky është, ringjallja e Oktavian Augustit, A e kupton? Dhe, çfarë bën drejtësia? Ore, pse s'e marrin drejtoreshën, ish-drejtoreshën e Kadastrës? E di ti që janë deformuar pronat? Janë grabitur pronat. Pse s'e marrin? Ore, pse Benet Beci që është në detyrë? Duhet të kishte një parim. Parimi ishte, iki nga detyra. Pse ia grisi Ben Kraja dhe Altin Dumani urdhrin e arrestit? Pse? Normalisht, dhe shumë mirë, Plarent Ndreca është gjykuar në liri. Pse Ilir Meta është hequr zvarrë? Pse Erion Veliaj merret zvarrë nga zyra? Pse solle urdhër-arresti për dy muaj, deputet isha unë? Vazhdon gjakderdhja financiare dhe ti s'i prek. Kujt ia tregon ti mo? Ore shqiptarët s'janë naivë.

SPAK-u SPAK-u. SPAK-u sot, segmentet e SPAK-ut, a ka ndonjë Zoti Peka? E ke thënë ti njëqind herë. A ka një, një tek, një, një tek, një gjenezë, hetim i një grupi të strukturuar kriminal? Nuk ka. Janë përdorur si post, si DHL. Nga Amerika, nga Franca, nga të gjitha letrat, edhe, edhe shërbimet e inteligjencës se nuk kanë besim, dhe e kanë treguar që s'kanë besim, se kanë lajmëruar, kanë zbutur, kanë ndërruar emra. Jemi duke folur për fakte, nuk jemi duke folur për...

Po tjetra, me drejtësinë. Janë, unë kam lexuar këto kohë, 18 raporte të KLSH-së. Dëmi është 9 miliardë euro. Në ato 18. Kujt i flet SPAK-u, po shiko se nuk ka denoncime. Po ti morre denoncimin e një mercenari për mua?

Çim Peka: Janë 18 raporte KLSH me dëm 9 miliardë euro.

Arben Ahmetaj: Ka shumë, KLSH-ja ka bërë qindra, e kusure, 200 a 300. Unë jam ulur për sektorë të ndryshëm, me shëndetësinë. Me shëndetësinë, ti ke çudira, te oksigjeni, te rimbursimi, çudira! Çudira, te rrugët ke çudira, ke energjia ke çudira, tek kadastra ke çudira, te AKSH-i vazhdon Geron Meçe tani të ngrejë kokën sepse, kanë tentuar ta zbusin. Se mendojnë që, shiko, ja, futëm Gysi tash, t'ia zbusim një çikë, variantin e Erion Velisë, ia futëm, Ben Ahmetaj, tani hajt, pini uiski se shpëtuam.

Kujt ia tregojnë këta? Domethënë këto segmente të SPAK-ut i tallen me njerëzit, i marrin për budallenj, ëë? I marrin për budallenj? Eko Parkun. Ku e kanë Eko Parkun? Prit ja mo një sekondë, se do të ta tregoj. Ja ku e ke. Ja ku e ke Eko Parkun. Fëmija i kreut të organizatës s'ka marrë para. Imagjino të merrte Livia ime një para nga inceneratorët. E mo qytetarë, mendojeni ju, të merrte Livia ime, ose Kejsi im, të merrte një para nga inceneratorët. Ja mo ku e keni. Ja e ka firmosur kreu i organizatës për fëmijën e tij. Paratë kanë shkuar te fëmija i tij, përpara se, dhe urdhëron të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar ky Oktavian Augusti, ëëë? Oktavi... Ja. Dhe do thuash ti po pse, pse krahason ti?

Po mo jo e ku është, ku është, ku është? Ku është, ku? Po e dini juve që edhe për Eco Parkun kanë, kanë akuzuar Tërkokën mo? U bë si punë e gjobës. Ter Kokën mo, Ter Koka kishte dy vjet që kishte ikur nga ministër. S'ka lidhje fare! Ore shikoji çik të të tregoj një gjë, për gallatën e... se unë, për çështjen time, e di që nuk do pranohet, por unë do të kërkoj, do kërkoj, televizionet e gjitha aty, edhe Top Channel-in e kreut të organizatës, e kam për ta... po mo. Që të shohin shqiptarët, se drejtësi brenda mureve bëjnë, këta s'lexojnë fare, të kërcasin, të këpusin kokën.

"A, ka folë drejtësia". Cila drejtësi? Drejtësia e, segmente e drejtësisë, të kreut të organizatës? Ja ku e ke. Shiko. Ter Kokën, ja ku është shpronësimi. Vendimi i shpronësimit nga... me firmën e kreut të organizatës për Fierin, ëëë? Katër vjet e kanë dënuar. Ter Kokën. Shpërdorim detyre sepse ka dërguar një letër. Nuk marr përsipër çfarë ka bërë Teri mo. Punë e tij, s'nuk marr përsipër. Nuk marr përsipër çfarë ka bërë Teri.

Punët e tij, i ka punët veta. Por, kur unë i lexoj këto, dhe kur unë i shikoj këto, llahtarisen. Dhe s'kam asnjë iluzion. Me, me segmente të gjykatës. Po mo, ja ku është vendimi. Ai akuzohet... ai dënohet katër vite se ka dërguar një letër, që në mendjen e tij, dhe në korespondencën e tij, është kujdesur e thotë: "Ej! Trajtojeni me çmimin e trualit, që të mos harxhojë para nga buxheti i përgjithshëm". Katër vjet. Po pse edhe gjobat e makinave do ia rrasim Terit? Do ia rrasim Benit, pastaj do pimë uiski. Ky, kreu i organizatës, Plaçkitja, Roni, Erioni, Gysi e bëjnë të bëjnë festë këta, mbi statistikën.

Edhe, raportet, me statistika për makina ngrirëse. Ore si s'ka folur njëherë Bashkimi Europian? S'ka folur njëherë për problemin themelor, të tjetërsimit, të parimeve kryesore, që ne do duhet të na bashkonin me... Pse nuk flasim për përfshirjen e administratës? Unë kam kandiduar në 2005-ën. Në 2004-ën, Fatos Nano i ndrit shpirti atje ku ka rënë, na tha kush përdor makinat shtetërore, dhe administratën e vet zhduket.

Tani administrata është rreshtuar si ushtri me dhunë. Paratë e buxhetit të shtetit përdoren për të grirë. Ore po s'është kjo Partia Socialiste mo. Nuk është kjo. Nuk është kjo. E kupton? Pse s'flet. Njëherë, si ka mundësi që komisioni nuk del të thotë, ore çfarë ka ndodhur, ja ku është OSBE-ODIHR-i. U detyrua Komisioni të korrigjonte atë që tha Marta Kos në raport me zgjedhjet. Jo, nuk janë zgjedhje ato. Lexoni OSBE-ODIHR-in. Le të tregojë ky 83 vota. Ty të kam thënë që do i bëj... e as nuk diskutohet që u humbisni. Edhe e kam, diferencën e kam me dy vota.

Ty të kam thënë zoti Peka. Kur bënit betejë. Filloja po qeshja, thashë: "Vazhdoni, vazhdoni." Se e dija çfarë bëhej në Fier, e dija çfarë bëhej në Durrës, e dija çfarë bëhej në Tiranë. E të kam thënë, dhe me emra po deshe. Po. E ku është Bashkimi Europian në raport me Kajon, që ka shpartalluar, praktikisht praktikën e konkurencës që është në themel të parimeve të Bashkimit Europian? Ku është, në raport me administratën? Të dali, të ulërrasi. E pastaj vjen zonja Kos edhe thotë që, Shqipëria është fanar ndriçues. Kujt i tregojnë? E, po nuk duhet të silleni kështu se do humbisni dashurinë e shqiptarëve. Dashuria e shqiptarëve është e shtrenjtë. Dhe, së fundmi. Se ti do bësh edhe një pyetje tjetër, që do vazhdojmë, e di edhe, më paralajmërove. A kam thënë unë, një sfidë që të hetohet pasuria e të gjithë ish-ministrave dhe ministrave? Përtej, përtej vlerësimit, pasuria e familjes time është e ulur. Ke ministra me 9 apartamente, 7 nga të cilat i kanë bërë tani. Të gjithë. Të gjithë, të gjithë, të gjithë. Ndërsa unë, çfarë kam bërë unë, unë i kam emra të deklaruar, me emrin tim, me emrin e gruas time, të gjitha. Dhe do vijmë te denoncimet.

E kam për detyrë për shqiptarët që unë t'i përsëris, t'i kujtoj denoncimet e mia. Fola për Eco Parkun. Fola për Eco Parkun?

Eco Parku është një, AKSH-i po fshehin prapë të dhënat, po fshehin prapë, vazhdon struktura, të marri tendera, e njëjta strukturë. Me fakte, nuk dua unë të kthehem me detaje se do bëjmë tjetër.

Arben Ahmetaj: Po do bëjmë, e kam detyrë, e kam detyrë deri në dekikën time të fundit. Kreu i organizatës le t'i organizojë të gjithë, Gysat, Ronët, skifterët, çfarë të dojë ky. Këtu jam unë. Një ditë do vij unë në Tiranë. Po nuk do vij për segmentet e SPAK-ut. Jo. Le të mundohen, jo ekstradim, jo... do vij vetë! Do vij vetë! Do përballem, kur të çlirohet. Që të çlirohet. Edhe po ju them protestës, mos e ndaloni protestën dhe kur ky të bjerë, deri në qeveri teknike. Popull shqiptar, mos e ndaloni protestën, se do t'ju manipulojë, deri kur të krijohet një qeveri teknike që të fillojë të çmontojë krimin e organizuar, dhe shtetin elektoral që ky ka krijuar. Ai nuk është shtet më. Nuk ka institucione, ai është shtet elektoral në favor të këtij, të kreut të organizatës. Dhe ofendon, me kryetar bashkie, me deputet, i kërcënon, i bullizon, fillon protestues me ato xhestet subkoshiente, jo influencerat, jo ju vjen anash.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës