Barcelona humbi El Clasicon, por fitoi miliona: Rekord historik prej 19.1 milionë eurosh nga biletat
Barcelona ka regjistruar të ardhura rekord nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Real Madridit, të zhvilluar të dielën. Klubi katala...
Barcelona ka regjistruar të ardhura rekord nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Real Madridit, të zhvilluar të dielën. Klubi katala...
Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka bërë me dije të shtunën me 31 t...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar sulmin ndaj të kundërt që marrin pjesë në protestat, duke akuzuar kry...
Një operacion i pazakontë është ndërmarrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mijëra trungje pemësh j...
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Berat Njoftimi i policisë: Berat/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Ber...
Bojkoti i mësimit në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë pritet të vijojë, pasi shumica e studentë...
Një grup koordinatorësh të protestave dhe anëtarë të diasporës shqiptare në Austri zhvilluan sot një sërë...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlor...
Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë...
Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit n&...

Në mars të këtij viti, emisioni “Piranjat” dokumentoi me fakte se si kompania ajrore Air Albania, e promovuar si krenaria shqiptare e qiejve, po shkonte drejt një dështimi të plotë. Sot, fatkeqësisht, pasojat e kësaj situate po i vuajnë drejtpërdrejt pasagjerët, të cilët kanë mbetur në mes të rrugës.
Disa udhëtarë kanë rrëfyer për “Piranjat” se fluturimet e tyre janë anuluar në moment të fundit, pa asnjë shpjegim apo alternativë reale.
“Kam prerë një biletë për prindërit nga Tirana drejt Malpensës, për datën 30 nëntor. Po atë ditë më dërgojnë një email që fluturimi ishte anuluar dhe më ofrojnë një tjetër për datën 3 dhjetor. Prindërit nisen drejt aeroportit, por rreth dy orë para nisjes më vjen një tjetër email që fluturimi është anuluar sërish. U detyruam të prisnim një biletë me një kompani tjetër që të vinin të nesërmen”, rrëfen Ermir Kastrati.
Një tjetër pasagjere, që jeton në Itali, tregon një histori të ngjashme: “Kishim një përkujtimore dhe i prenë biletat katër-pesë muaj përpara, sepse në qershor është e vështirë të gjesh vende, sidomos në Malpensa. U gjendëm papritur në aeroport pa asnjë informacion, pa asnjë komunikim, zero. Përgjigjja e tyre ishte: nëse doni, mund të udhëtoni të dielën, me kthim pas dy-tre ditësh. Vajza ime u tha se ne kishim një arsye konkrete për udhëtimin. Atëherë na premtuan rimbursim. Kemi telefonuar dhe dërguar email-e disa herë, por përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: ‘do t’ju rimbursojmë’.”
Ndërkohë që pasagjerët presin prej muajsh kthimin e parave, sipas rregullave, kompania duhej të kishte dhënë një përgjigje brenda tre javësh dhe më pas çështja do të duhej t’i kalonte për ndërmjetësim Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC).
Por situata është edhe më e rëndë. Prej datës 3 dhjetor 2025, Autoriteti i Aviacionit Civil ka vendosur pezullimin e licencës së operimit të shoqërisë ajrore Air Albania, si pasojë e pezullimit të certifikatës së operatorit ajror. Kjo do të thotë ndalim i fluturimeve, pezullim i shitjes së biletave dhe detyrim për plotësimin e kushteve për heqjen e pezullimit.
Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Air Albania vijon të shesë bileta pa asnjë pengesë. Këtë fakt e konfirmoi edhe një operatore e shërbimit ndaj klientit gjatë një bisede telefonike.Kriza financiare dhe rreziku i falimentimit nuk kanë prekur vetëm udhëtarët, por edhe punonjësit e kompanisë.
Një punonjëse e Air Albania-s tregon për “Piranjat” gjendjen e rëndë financiare brenda shoqërisë. “Të gjithë jemi në një situatë ku kemi tre muaj paga të papaguara. Sigurimet shoqërore nuk janë derdhur që nga korriku i vitit 2024. Punojmë me orë shtesë që nuk llogariten askund, edhe pse janë të firmosura nga drejtuesit e departamenteve. E gjitha është çështje menaxhimi. Për sa kohë merr përsipër të bësh fluturime pa pasur një analizë reale të kostove dhe fitimeve, ky është rezultati”, shprehet ajo.
Situata është përkeqësuar edhe më tej më 9 dhjetor 2025, kur përmbaruesi gjyqësor Dionis Mekshaj vendosi sekuestro mbi aktivet e Air Albania-s, pasi kompania humbi një gjyq me ish-drejtorin e operacioneve tokësore, Engjeljan Radovani. Kjo do të thotë se të gjitha pasuritë dhe mjetet ekonomike të kompanisë janë aktualisht të bllokuara.
Gazetarët e “Piranjave” u paraqitën edhe pranë zyrave të Air Albania-s për të kërkuar informacion, por ato rezultuan të mbyllura. Ndërkohë, Sinan Idrizi, një nga aksionerët kryesorë të kompanisë, nuk dha asnjë përgjigje konkrete lidhur me shitjen e biletave, pezullimin e fluturimeve dhe moskryerjen e rimbursimeve për pasagjerët./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një 40-vjeçar i dënuar me burg për dhunë në familje dhe ngacmim seksual të dy vajzave të tij të mitura &eu...
Policia Rrugore e Kukësit, ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar, qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimash...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshat...
Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, ose siç njihet ndryshe Konvaleshenca, ka qenë një rezidencë elita...
Festat e fundvitit kanë rritur numrin e ardhjes së emigrantëve drejt Vlorës përmes portit të Brindisit. Vetëm gjatë d...
Dëmet mjedisore të pakthyeshme kërcënojnë Vjosën: Konventa e Bernës ngre alarmin Komiteti i Përhershëm i Konvent...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Mësohet se një mjet tip “Skoda” ka...
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lezhë, ku 42-vjeçari A. M. u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij në lagjen Gurr...
Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Pos...
Policia arreston 24 vjeçarin Hysen Marku në afërsi të terminalit të autobusëve pasi në valixhe kishte fshehur një ka...