Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Air Albania, linja ajrore e shpallur si krenaria kombëtare e Shqipërisë, ka humbur zyrtarisht licencën e operimit, duke i dhënë fund një projekti të promovuar për vite me radhë si histori suksesi, por që përfundoi në faliment financiar dhe kaos operacional, shkruan media gjermane Aero Telegraph.
Pas revokimit të licencës, kompania la pas një situatë të rënduar: pasagjerë të mbetur në tokë, fatura të papaguara, padi ndërkombëtare dhe punonjës që nuk kanë marrë pagat. Një projekt që dikur u promovua si simbol i krenarisë kombëtare, përfundoi i rrëzuar nën peshën e borxheve dhe menaxhimit të dështuar, duke u kthyer në një tjetër shembull të keqadministrimit në transportin ajror shqiptar.
Në dy dekadat e fundit, kjo është linja e gjashtë ajrore shqiptare që ndërpret aktivitetin, pas Ada Air, Belle Air, Albawings, Albatros Air dhe Albanian Airlines.
Rënia pas bumit të aviacionit shqiptar
Megjithatë, kompania hyri në krizë me bumin e aviacionit shqiptar të viteve të fundit, kur Wizz Air dhe Ryanair ndryshuan tregun me biletat e tyre me kosto të ulët.
Në pranverën e vitit 2025, pas një periudhe reflektimi, Air Albania u rilançua me 11 destinacione të reja nga Tirana dhe avionë shtesë të marrë me qira nga Fly2Sky dhe SkyUp. Por edhe kjo përpjekje dështoi.
Më 20 shkurt 2025, kompania nisi fluturimin e saj të parë nga Tirana në Vjenë me një Airbus A320 të marrë me qira nga Fly2Sky, por në bord ishin vetëm 10 pasagjerë. Ndërkohë, Ryanair, Wizz Air dhe Austrian Airlines e kishin mbushur tregun me çmime konkurruese.
Pas vetëm tre fluturimesh, edhe kjo linjë u braktis.
Kriza e fundit dhe fundi i pashmangshëm
Rihapja dhe lidhjet e reja të njoftuara nuk u realizuan kurrë.
Kohët e fundit, vetëm një avion i marrë me qira përdorej për fluturime të rralla drejt Milanos dhe Stambollit, ndërsa raportimet për gjendjen e rënduar financiare shtoheshin çdo ditë.
Paditë, borxhet dhe largimi i Turkish Airlines
Air Albania është përballur me padi në gjykata ndërkombëtare për mospagim tarifash dhe kostosh operative.
Në nëntor, Turkish Airlines njoftoi largimin nga partneriteti dhe ndërprerjen e bashkëpunimit në linjën e Stambollit – sinjali i qartë se falimentimi ishte çështje kohe.
Sipas raportimeve, borxhet e Air Albania kapin shifrën e mbi 100 milionë eurove.
Historia e kompanisë përfundoi me uljen e fluturimit ZB1003 nga Stambolli, pak para mesnatës së 2 dhjetorit 2025 – duke mbyllur përfundimisht një kapitull që nisi me ambicie të mëdha dhe përfundoi në dështim të plotë financiar.
Qindra shpendë kanë ngordhur brenda një kohe të shkurtër në fshatin Kraps në Fier, duke krijuar një situatë alarm...
Policia e Pogradecit ka kapur në flagrancë 4 të rinj duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme n&eu...
Në korrikun e nxehtë të vitit 2025, në fshatin alpin të Thethit – zemra e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqip&...
Policia ka arrestuar inspektorin e IKMT pranë Drejtorisë Rajonale Kukës pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit. Kërc&...
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime med...
Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa po punonte për riko...
Për shtatë vjet, linja ajrore kombëtare shqiptare u përpoq të mbijetonte – me ndihmën e Turqisë. Tani Air Albania &eu...
Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional që ka tronditur opinionin publik...
Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kolumbia morën një apartament me qira dhe e shfrytëzonin për ushtrim prostitucion. Në pranga dy...
Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenj...