AKTUALITET

"Ajo më ka dhënë fjalën", e motra e Nertil Buzit rrëfen çfarë i tha vëllai para vrasjes së prindërve të së fejuarës në Roskovec

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2026, 21:53
"Ajo më ka dhënë fjalën", e motra e Nertil Buzit

Kur kanë kaluar 2 muaj nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku Nertil Buzi qëlloi për vdekje mbi prindërit e së fejuarës dhe e rrëmbeu këtë të fundit për disa orë, zbardhen detaje nga biseda e tij me motrën, para se të kryente krimin.

Në bisedën telefonike të publikuar në media, Buzi flet për kallëzimin e bërë ndaj tij nga ish-e fejuara, Rozalinda Plaka. Ai shprehet se shpresonte që ajo ta tërhiqte kallëzimin dhe pretendon se ajo i kishte dhënë fjalën se do ta bënte këtë.

Buzi shfaq shqetësimin se familjarët e Rozalindës mund të ndikonin tek ajo dhe ta pengonin që të tërhiqte kallëzimin.

“Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë llafin ajo për të ma bërë”, dëgjohet të thotë Buzi në bisedën e publikuar nga RTSH.

Ai pretendon gjithashtu se familjarët mund të përpiqeshin ta detyronin ish-të fejuarën të vijonte me kallëzimin. Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj Rozalinda Plakës.

“Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek”, shprehet ai, duke pretenduar se konflikti mes dy familjeve ishte më i ndërlikuar.

Përplasja mes dy familjeve nuk lidhet vetëm me marrëdhënien e përfunduar mes Nertil Buzit dhe Rozalindës, por edhe me çështje financiare që dyshohet se lidhen me aktivitetin e Buzit në Angli.

 Buzi kishte sjellë para nga Anglia, të cilat dyshohet se nuk i kishte gjetur më në Shqipëri. Një tjetër pretendim i ngritur në emision është se Buzi ishte marrë peng nga grupe kriminale në Angli dhe se në atë rast kishte ndërhyrë policia londineze.

Këto çështje financiare mund të kenë qenë pjesë e konfliktit mes dy familjeve, përtej marrëdhënies së mëparshme mes Buzit dhe Plakës. Biseda e publikuar në media hedh dritë mbi gjendjen e konfliktit disa ditë para ngjarjes së 24 korrikut, ndërsa pretendimet dhe pistat e ngritura në emision mbeten për t’u vlerësuar në kuadër të hetimit zyrtar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues